TIRANË- Grupi parlamentar i PD-së do të vijojë të drejtohet nga Gazment Bardhi. Ai mori besimin e Sali Berishës dhe anëtarëve, ndërsa i vetmi që ngriti kartonin kundër për zgjedhjen e tij ishte Bujar Leskaj. Në mbledhje u votuan edhe dy nënkryetarët e rinj, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, të cilët zëvendësojnë Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin.
Agron Gjekmarkaj u propozua sërish nënkryetar Kuvendi nga Sali Berisha, ndërsa Sekretare e grupit parlamentar Elda Hoti dhe zëdhënëse Ledina Alolli.
Në mbledhjen e parë të grupit pas 11 majit, Berisha pranoi hapur disfatën e thellë, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se në Kuvend do të shkojnë edhe përse shumë demokratë janë të dëshpëruar dhe zemërthyer.
“U them demokratëve, që mbeten zemërthyer nga vendimi i djeshëm i kryesisë, se prania jonë në Kuvend, duke qene zëri i tyre është në kushte e territ të narkodikaturës e një rëndësie të vlerësimit tim jetik për realizimin e qëllimeve tona. Është gjë madhore shumë, demokratë e demokratë nuk duhet të harroni që diktaturat nuk kanë armë të fuqishme se diktatura. Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme, qenia jonë në Kuvend si zëdhënës të tyre, është rruga e vetme për të krijuar impaktin pozitiv maksimal dhe për të vazhduar këtë betejë kundër këtij regjimi. Një strofull kriminelësh, përfaqësues të Tropilinëve të hakmarrjes për drejtësi, Çopjave, Çelëve, Bajrve, aty janë. Ata e kanë pushtuar Kuvendin, por ne do qëndrojmë si përfaqësues të qytetareve. Në këtë mënyrë ne do të ngrihemi në lartësinë e pritshmërie dhe së bashku me demokratë të dëshpëruar, të zhgënjyer, ne përmbushim kësaj here mision më të rëndësishëm të jetës sonë. Rama rrëmbeu mandatin e katërt. Misioni jonë është të mos e gëzojë këtë mandat, ai nuk mund ta gëzojë këtë mandat”, tha Berisha.
Ai nuk la pa komentuar as deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot, ku shpalli kabinetin e ri qeveritar dhe një sërë vendimesh.
“Nuk është problemi Sara Mile, Arkend Balla, Trrazhi, ata janë lule në krahasim me çfarë janë Balla, Xhafa, She, grupi tjetër kriminal, dhe unë mirëkuptoj, sepse është e vërtetë që praninë tonë Edi Rama e shfrytëzon, njeriu që bërtiti sot teorinë e vazhdueshme, pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzojnë si stoli. Kjo mos të ketë më iluzione, sepse sot ai në mënyrë të hapur para shqiptarëve dhe botës tregoi se ç’mendon ai për rotacionin. S’është rotacioni, ai është diçka që s’ka lidhje me të, dhe unë dhe ju mirëkuptojmë për këtë, demokratë dhe demdokratë, kanë instinkte politike shumë të zhvilluara, integritet, dhe mendojnë se ne po bëjmë një gabim të rëndë që po hyjmë në parlament”,- tha Berisha.
lajm në përditësim...
Në mbledhjen me grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, që u transmetua drejtpërdrejt, Sali Berisha komentoi edhe kabinetin e ri qeveritar të shpallur sot nga kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në Pallatin e Kongreseve.
“Tani, Pirro Vengu, është anëtar me shpirt dhe dokumente i kartelit Troplini, sepse gjatë drejtorisë së tij Troplini sundoi tërësisht karteli.
Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës.
Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura.
Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here.
Niko Peleshi, është me disa dosje korrupsioni në Skap.
Pra, të themi që ky është kabineti i fundit dhe i funeralit të narkodiktaturës, për të cilin ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet të ja shkurtojmë ditët sa më shpejt.
Kur i pashë atë të Nepalit se si i trajtonin, veshjet e tyre ishin 10-herë më të pakushtueshme se sa të lubisë, Elisës, apo paradat e modës që bënin me çantat me Hermes, me rripa që kushtonin një djallë e gjysëm.
Është vendosur edhe Toni Gogu.
Çfarë do ky në qeveri? Ky do të dalë në dëshmi të tjera më vonë.
Unë mendoj se, as nuk mund të ishte ndryshe nga kjo që ka ndodhur”,- tha Berisha.
Bujar Leskaj ishte i vetmi që votoi kundër zgjedhjet se Gazment Bardhit si kreu i grupit të PD. Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas mbledhjes, Leskaj tha se votën e tij kundër do ta shpjegojë në mbledhjen e radhës. Por, gazetarëve u tha shkurt, se me rizgjedhjen e Bardhit si kreu i grupit, Berisha ka bërë një gabim të rëndë.
Leskaj: Votën kundër do ta shpjegoj mbledhjen e radhës të grupit. Votova kundër kryetarit të grupit.
Gazetarët: Nuk e ka bërë detyrën?
Leskaj: Mendoj që Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë.
Gazetarët: A është kjo rruga e ndarjes me PD?
Leskaj: Jo, përse do ndahem?
Gazetarët: Do i bindeni urdhrave të Bardhit?
Leskaj: Unë i bindem urdhrave të demokratëve.
Kryedemokrati Sali Berisha tha se Evis Sala, e përzgjedhura e kryeministrit Edi Rama për ministre të Shëndetësisë në mandatin e katërt, është e imponuar te kryesocialisti nga George Soros.
“Tani na solli nga Sorosi dhe një ministre. Po, na pruri një ministre, ajo e Shëndetësisë. U emërua ministre Shëndetësie. Pra dhe desorifikimi i vendit do të jetë një nga objektivat e vështira, por shumë madhor të grupit tonë parlamentar në betejën tonë”,- tha Berisha.
Grupi i PD do të vijojë të drejtohet nga Gazment Bardhi. Nnëkryetar grupi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Berisha propozon sërish nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkajn.
Sekretare e grupit parlamentar zgjidhet Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. I vetmi që votoi kundër propozimeve të Berishës ishte Bujar Leskaj.
“Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Bardhit, do të njohë një performancë të re gjatë kohërave që vijnë. Për nënkryetar të grupit, Këlliçin dhe Alizotin. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj”, tha Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha tha se kabineti i ri qeveritar, i shpallur sot nga kryeministri Edi Rama, shpreh diskriminim të madh për veriun e Shqipërisë, pasi nuk përmban asnjë ministër nga kjo pjesë e vendit.
“Është shprehur urrejtja patologjike për veriun, asnjë nga veriu në kabinet, nuk mund të kishte. Ka shprehur urrejtjen e tij të përmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë, kjo nuk është rastësi, kurrë nuk ka pasur pushtues apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim ndaj veriut në investime, nuk ka pasur dhe nuk ka. Investimet në veri janë më pak se 1 e 13 e investimeve në zonat e tjera të Shqipërisë, mos harro”,- tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut si kandidaten e Partisë Socialiste në zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Kryedemokrati e quajti Manastirliun “korbën e korrupsionit”, duke ngritur akuza të ashpra drejt saj për kohën kur ishte ministre e Shëndetësisë.
“I çoi korben e korrupsionit, i coi njeriun që me qëndrimin që mbajti ndaj covidit, meriton në mënyrë absolute, minimumin dënim të përjetshëm, janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte, janë 500 milionë euro të avulluara, të dhëna për Covid-in”,- tha Berisha.
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama u kërkoi sot anëtarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që të nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti.
Komente
