Berisha: Më datë 11 shkurt protestë kombëtare, Rama duhet të largohet

31 Janar 2023, 21:51| Përditesimi: 31 Janar 2023, 22:14

  • Share

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se me datë 11 shkurt do të mbajë protestë kombëtare. Berisha tha se protesta do të mbahet në orën 12:00 para kryeministrisë. Njoftimi u bë pas mbledhjes së Kryesisë.

“Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policia sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundër inteligjencës së FBI, ka marrë peng ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Berishës me qëllimin e shkatërrimit të opozitës. Koha është të flasë opozita deri në largimin e kësaj kalbësire. Koha është të flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet. Me datën 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë dhe në rrugët dhe sheshet e saj në protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar, në Shqipëri dhe kudo që ndodhet të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë, duke i përzënë nga vendi i tyre”, tha Berisha.  


Lajmi kryesor:

Berisha: Protestë kombëtare më 11 shkurt, Rama të largohet! Mark Rossini, ortak i zyrtarit të FBI, loboi për shkatërrimin e opozitës! Ka të tjerë në SHBA e BE


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?