Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në një bashkëbisedim online me qytetarët. Berisha ka akuzuar Ramën se sipas tij po detyron punonjësit e administratës publike të përfshihen në zgjedhjet e 11 Majit.
"Është e vërtetë që administrata shtetërore është vendosur në një terror real. Ajo është e detyruar për të mbrojtur vendin e punës të marrë pjesë në takime pa asnjë interes, bajate të Edi Ramës. Unë garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit, që u shërben qytetarëve në përputhje me ligjet e vendit, se ai konsiderohet nga ne një shërbëtor i çmuar i shtetit shqiptar dhe se ndryshimi i pushtetit do të jetë një zhvillim pozitiv edhe për atë vet pasi do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa asnjë lloj presion tjetër përveçse të zbatimit të ligjit.Koha është që të gjithë këta punonjës të mos e japin votën për atë që i detyron të marrin pjesë në takimet e tij bajate, por të votojnë më 11 Maj për ndryshimin, të votojnë për rotacionin, të votojnë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj."-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha me ndjekësit në rrjetet sociale: Ramën e ftoj në debat publik, s’ka çfarë t’i ofrojë publikut! Drejtësinë e reformoj me Venecian
H.K/SI.E./ReportTv.al
