Politikë

Berisha miting krah Belerit në Himarë, Kulluri: S’mund të jeni patriotë me kandidatë borxh nga ata që duan të 'kafshojnë' jugun e Shqipërisë

24 Prill, 19:42| Përditesimi: 24 Prill, 20:05

  • Share

Kandidati për deputet i koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për Qarkun Vlorë, Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me mitingun e Sali Berishës këtë të enjte në Himarë, ku u shfaq krah eurodeputetit Fredi Beleri dhe Petro Gjikurisë.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kulluri i drejtohet Berishës dhe Partisë Demokratike duke thënë se ”nuk mund të jeni patriotë me kandidatët që keni marrë borxh nga ata që duan të “kafshojnë jugun” e Shqipërisë”.

“I patë sot patriotët në krah të Gjikurisë dhe Fredi Belerit. Partia e djathtë e patriotëve që përbehetohen për kombin, familjen dhe Zotin. Lëreni familjen dhe Zotin në punë të tyre po nuk mund të jeni patriotë duke punuar për kandidatët e “vorioepirit”. Nuk mund të jeni patriotë me kandidatët që keni marrë borxh nga ata që duan të “kafshojnë” jugun e Shqipërisë. Nuk jeni as të djathtë, nuk jeni as njerëz patriot, nuk jeni as burra, ju nuk jeni asgjë dhe prandaj nuk do merrni gjë më 11 maj se njerëzit e kuptojnë këtë gjë”,- thotë Kulluri.

Në fund të deklaratës së tij, Kulluri u bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë koalicionin "Djathtas për Zhvillim".

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?