Politikë

Rezoluta e PPE/ Berisha 'kërcënon' Ramën nga Vlora: Armik i votës së lirë, je në rreth të kuq, fundi të pret! Po përçan familjen me 'çyrykë'! Zgjidhni mes të drejtës dhe humnerës

3 Maj, 20:53| Përditesimi: 3 Maj, 22:38

  • Share

Partia Demokratike mbylli sot në mbrëmje në Vlorë, fushatën elektorale të saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Bashkë me aleatët, zhvilloi takimin përmbyllës në këtë qark, teksa pak kilometra më larg, në Himarë, kryesocialisti Edi Rama në të njëjtën kohë, promovonte eventin e çeljes së sezonit turistik.

Fjalimet e hapjes së mitingut u hapën nga kandidatët për deputetë të PD-ADSHM.

Kreu politik i qarkut, deputeti Bujar Lekaj, akuzoi qeverinë dhe kryesocialistin Rama se “kanë krijuar një sekt” me keqqeverisje dhe abuzime, duke e thirrur edhe me epitetin “korbi i zi”.

“Votoni kundër arrogancës, harbutërisë dhe kundër një njeriu të ikur nga mendja, që kujton se Vlora është pronë e tij. 11 maji do jetë ditë historike, dita e demokracisë si në 22 marsin e vitit 1992”, tha Leskaj nga podiumi, dhe teksa ndodhej përballë Sali Berishës.

Kurse kreu i selisë blu në fjalën e tij tha se vinte në Vlorë me “mesazhin e fitores nga e gjithë Shqipëria”.

“Nuk do jetë fitore e një partie, por e çdo qytetari dhe qytetare të këtij vendi, që kërkon të jetojë me dinjitet e të ndërtojë ëndrrat e jetës në Vlorë dhe në Shqipëri. 11 maji është një orë dhe ditë historike. Ne zgjedhim krahun e drejtë të historisë apo të humnerës, të boshatisjes masive të këtij vendi, varfëria është tirani”, tha Berisha mes të tjerash.

Kreu i selisë blu nënvizoi se vlonjatët gjithmonë kishin zgjedhur anën e drejtë të historisë dhe bëri thirrje për të votuar më 11 maj për të larguar të keqen.

“Kam besim se Vlora do qëndrojë në anën e kombit të vetë. Vlonjatët gjithmonë kanë zgjedhur anën e drejtë të historisë. Më 11 maj nisim bashkë përpjekjen e përbashkët për të kthyer kombin në rininë e tij. Më 11 maj votoni për të larguar të keqen. Kjo qeverisje po boshatis Shqipërinë. Ne kemi të shtrenjtë familjen, ata kanë Prindin 1 dhe Prindin 2, projektin e monstrës Xhorxh Soros.
Ai tjetri (Rama) bën takime gjithandej me gra e duke u thënë se i keni burrat çyrykë. Duke u përpjekur të nxisë përçarje në familje, edhe këtu në Vlorë ça bëri? Sheshin e Flamurit e mori dhe e tjetërsoi! Përdori pushtetin për të shpërfytyruar sheshin. Sheshi do kthehet në identitet, ishte trashëgimi e mrekullueshme”, akuzoi Berisha.

Në fund të fjalës së tij ai “kërcënoi” kreun e qeverisë, duke i dërguar mesazhe nga podiumi i mitingut, teksa i kujtoi se “ishte në rreth të kuq dhe se fundi e pret”. Berisha u shpreh se kur nisi “Rithemelimin”, ishte betuar nga qyteti i Ismail Qemalit se do e shpallte tradhtar të kombit Ramën.

Dhe këtë narrativë agresive ai e bëri teksa i referohej 4 rezolutave ndërkombëtare për Shqipërinë, mes tyre edhe ajo e PPE-ve.

“Edi Rama është në rreth të kuq. Ai që u përpoq të zhdukë opozitën, me shpirtin e Spiro Kolekës të lërë vendin në opozitë. Ai është i pashpresë. Ai që besoi se izoloi opozitën, ai është më i damkosur se çdo drejtues tjetër, pas Lukashenkos në Europë. Në 5 muaj 4 rezoluta ndërkombëtare si asnjë vend tjetër, e shpallin Edi Ramën armik të votës së lirë, narkoshtet, diktator, sipërmarrës i përbashkët me krimin, drejtësinë të kapur nga politika, të shpallin zgjedhjet në Shqipëri farsë elektorale. 11 maji ndan këtë histori të votës së lirë, ora e historisë ju fton ju! Rama të ardhme nuk ka! 

Jam këtu në këtë shesh, kur erdha në Vlorë, që nisa lëvizjen (Rithemelimin), unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij se këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria. Do e çoj në Beograd. Do e bëj këtë për Ismail Qemalin. Do e bëj këtë për çdo shqiptar. Do e bëj këtë për Vlorën. Rama je në rreth të kuq, po prek fundin, fundi të pret. Edi Rama nuk luan dot ti me dinjitetin e shqiptarëve, me të ardhmen e tyre!”, përfundoi Berisha fjalën e tij.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bond: 04/05/2025 08:39

    O Schale maskara ti oaret tona po ha...

    Përgjigju
    • Miri: 04/05/2025 11:26

      O Sahale maskara ti paret tona po ha...

  • Ana: 03/05/2025 23:35

    Sa per gjynah eshte bere ky njeri.. vrau, preu, I deboi shqiptaret, I Bodhi leket me piramidat e prape guxon te lavderohet.. I mjeri ti, te ka malllku zoti se nuk po te le rrehat Dhe ne pleqeri.. ne krye te detyres…

    Përgjigju
  • Firaku: 03/05/2025 22:09

    Vlonjatët nuk duhet ta votojnë njriun që desh të bombardonte Vloren. Këtë kriminel Vlonjatë duheshi ta rrefuzoni praninë e tij në këtë Qytet.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 04/05/2025 08:15

      Populli zgjedh fituesin Edi Rama dhe jo kriminelin sali me taboret e tij .Fitore Shqiperia 2030 .

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?