Kronikë

Pamjet treguan se protesta ishte dështim madhështor, Berisha bëhet qesharak: Në 35 vite ishte më mbresëlënësja! Nga cilësia krahasohet me protestën e studentëve të dhjetorit

15 Mars, 20:27| Përditesimi: 15 Mars, 20:55

  • Share

 Vetëm një grusht militantesh iu bashkuan Sali Berishës në protestën ‘kombëtare’ të thirrur kundër mbylljes së TikTok. Edhe pse pamjet e siguruara nga Report Tv dëshmuan se ishte një dështim madhështor, Sali Berisha nuk ndal propagandën në mikrofon, duke u përpjekur të mashtrojë shqiptarët dhe duke u bërë qesharak.

Nuk foli në podiumin e protestës së të rinjve por pas përfundimit të saj e cilësoi protestë nga më mbresëlënëset, duke e krahasuar me atë të studentëve të 11 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti.

“Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundra censurës kundra mendimit të lirë dhe fjalës, e mendimit. Nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemrat e tyre rinore, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TokTokut por edhe i lirisë, i të rinjve shqiptarë, u damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili vite më parë ekzekutimin e piktorit Havzi Nela...

Pas qeshjes me zë Berisha vijoi fjalën e tij teksa u pyet nga gazetarët se TikToku punon dhe pse nuk hyri në linjë:

“Jo, sot ishte fjala e lirë, e kishte rinia fjalën...”, tha ai.

Madje e cilësoi ndër më të mirat që nga 1990.

“Ishte proteste e të rinjve, ishte protesta e tyre, ju e patë. Isha thjesht një pjesëmarrës në të. Nga cilësia ky krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët u kthyen nga Pallati Presidencial dhe erdhën në sheshin e Qytetit Studenti dhe mbajtën fjalë nga më mbresëlënëset. Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse, të rinjtë e fituan betejën e tyre”, u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

DËSHTIMI MADHËSHTOR - Berisha as 1 orë protestë për mbylljen e TikTok para Kryeministrisë, braktiset edhe nga të rinjtë


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?