TIRANË- Ndërsa duhej të jepte llogari për masakrën e Gërdecit në këtë 17-vjetor, Sali Berisha zgjodhi këtë ditë të thërriste një protestë për mbylljen e TikTok. Por, ky ‘tubim’ ishte një dështim madhështor që nuk zgjati as 1 orë, siç u dëshmua edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv një pjesëmarrje minimale.
Njoftimin e bëri javë më parë kur kundër synimit prindëror u kërkoi nxënësve të braktisnin mësimin për të mbrojtur aplikacionin që i dëmton më shumë. E ndërsa fëmijët e shkollave e injoruan, Berisha dështoi këtë të shtunë edhe me protestën. Si kurrë më parë pjesëmarrja në protestë ishte më e ulëta.
Pamjet tregojnë një panoramë krejt të kundërt me atë çka ndodhte në Beograd në të njëjtën orë me protestën e studentëve atje me mijëra qytetarë.
Berisha vetë e quajti si protestën më madhështore duke e krahasuar me atë studentore të dhjetorit ’90 që rrëzoi regjimin, duke u përpjekur të mashtrojë shqiptarët dhe duke u bërë qesharak.
“Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve te rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe mendimit. Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. U damkos si armik i egër i TikTok i rinisë shqiptare, u damkos si biri i të atit”, tha Berisha.
Një gafë edhe më e rëndë, në këtë moment, kur i premtoi një fëmije rreth 7-8 vjeç, live në televizion, se do ta rihapë TikTok ndonëse përdorimi i aplikacionit është I ndaluar për të miturit nën 13 vjeç.
Berisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur.
Djali i mitur: O Sali, o hero.
Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un menjëherë, më datë 12 maj do kesh TikTok.
Djali i mitur: Jam nga Tropoja unë.
Me një podium minimalist dhe në sfond muzikor këngën e fushatës së Bashës, në skenë u ngjitën disa të rinj të angazhuar në FRPD, ndërsa munguan personazhe të njohur të TikTok. Kryetari i tyre Besart Xhaferri e pranoi publikisht se mbyllja e TikTok nuk është shqetësim për të rinjtë por hall i vërtetë elektoral i PD.
"Mbyllja e TikTok nuk ka për të ndihmuar asgjë te rinia. Do të ndihmojë vetëm Ramën. Nuk do të jetë për sigurinë e shkollave por vetëm për sigurinë elektorale të Ramës. Nëse vazhdojmë me idenë se protesta nuk arrin kurrë sukses, i bie të mos bëjmë kurrë protesta", tha Xhaferri.
Me këtë ritëm, protesta nuk arriti të zgjaste aq sa ç’ishte parashikuar, dhe ndonëse leja ishte marrë për 2 orë u mbyll në më pak se 60 minuta.
Një moment ‘pikant’ është kapur nga kamerat gjatë protestës kundër mbylljes së TikTok të thirrur nga Sali Berisha. Kryetari i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri është ‘fiksuar’ nga kamerat teksa bën me shenjë për t’i ndërprerë fjalën një të riu në podiumin e protestës.
Mesa duket fjala e të riut nuk i ka pëlqyer aspak Xhaferrit që ka kërkuar të ndërhyjë.
“Të rinjtë nuk tremben. Sot jemi kaq në shesh. Do të jemi edhe më shumë kjo është e sigurt, por kjo është akoma më e sigurt se banaliteti, gjuha jote ordinere dhe mënyra se si i drejtohesh njerëzve...”, thotë i riu në momentin kur kamera kap Xhaferrin duke bërë me shenjë që të mbyllë fjalën.
Pasi dështoi në protestën për mbylljen e TikTok, Sali Berisha live para kamerave i premtoi një fëmijë të vogël (rreth 7-8 vjeç) se më 12 maj “gjyshi" do i hapë menjëherë aplikacionin. Dhe këtë premtim Berisha e bëri para kamerave duke ‘harruar’ që TikTok është një aplikacion i ndaluar për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Djali i vogël, me origjinë nga Tropoja, iu afrua Berishës teksa po mbante një prononcim për gazetarët në fund të protestës dhe aty premton që të rihapë një prej aplikacioneve më të dëmshme për fëmijët.
Berisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur.
Djali i mitur: O Sali, o hero.
Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un menjëherë, më datë 12 maj do kesh TikTok.
Djali i mitur: Jam nga Tropoja unë.
Këto premtime nga ana e Berishës janë qesharake, pasi jo vetëm që protesta ishte një dështim madhështor që s’u mbështet nga të rinjtë, por janë thirrje të çmendura për çdo prind që synon që fëmijët e tyre të edukohen dhe të studiojnë dhe jo të jenë pre e përmbajtjeve të rrezikshme në TikTok, si video me mesazhe dhune apo bullizmi.
Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok pritet të vihet në zbatim brenda pak ditësh, ndërsa qeveria e ka bërë të qartë synimin e saj të vetëm për të mbrojtur fëmijët. Dhe nën vazhdën e këtij vendimi, qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filter për mbrojtjen e të rinjve.
Vetëm një grusht militantesh iu bashkuan Sali Berishës në protestën ‘kombëtare’ të thirrur kundër mbylljes së TikTok. Edhe pse pamjet e siguruara nga Report Tv dëshmuan se ishte një dështim madhështor, Sali Berisha nuk ndal propagandën në mikrofon, duke u përpjekur të mashtrojë shqiptarët dhe duke u bërë qesharak.
Nuk foli në podiumin e protestës së të rinjve por pas përfundimit të saj e cilësoi protestë nga më mbresëlënëset, duke e krahasuar me atë të studentëve të 11 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti.
“Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundra censurës kundra mendimit të lirë dhe fjalës, e mendimit. Nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemrat e tyre rinore, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TokTokut por edhe i lirisë, i të rinjve shqiptarë, u damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili vite më parë ekzekutimin e piktorit Havzi Nela...
Pas qeshjes me zë Berisha vijoi fjalën e tij teksa u pyet nga gazetarët se TikToku punon dhe pse nuk hyri në linjë:
“Jo, sot ishte fjala e lirë, e kishte rinia fjalën...”, tha ai.
Madje e cilësoi ndër më të mirat që nga 1990.
“Ishte proteste e të rinjve, ishte protesta e tyre, ju e patë. Isha thjesht një pjesëmarrës në të. Nga cilësia ky krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët u kthyen nga Pallati Presidencial dhe erdhën në sheshin e Qytetit Studenti dhe mbajtën fjalë nga më mbresëlënëset. Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse, të rinjtë e fituan betejën e tyre”, u shpreh Berisha.
Nuk ka zgjatur as një orë protesta e thirrur nga Sali Berisha për mbylljen e TikTok.
Siç edhe Report TV transmetoi pamjet me dron, pati një numër të pakët të rinjsh që ishin pjesëmarrës, një pjesë e të cilëve mbajtën edhe fjalën e tyre.
Ishte një tjetër bojkot për kreun e Partisë Demokratike, i cili më herët u “injorua” për thirrjen për të lënë orët e mësimit.
Një moment jo fort i pritur nga të pranishmit në protestën për TikTok mbrëmjen e sotme ka qenë ngjitja në podium e një protestuesi të ‘paftuar’ në listën e ligjëruesve dhe që nuk ishte i ri.
Teksa doli para mikrofonit ai nisi të fliste duke dhënë mesazhe nga Kurani, të përziera me pakënaqësinë për gjendjen e vendit.
Dikush u përpoq që ta ndalonte të vijonte, por pas disa minutash rezistence dhe duke vijuar me fjalimin e tij, dukshëm i pakuptueshëm, drejtuesit e protestës janë dorëzuar. Fjalimi i tij ka shkaktuar edhe të qeshura tek të pranishmit.
“Janë shpopulluar krejt, fëmijët tanë, Allahu është i madh. besoni në Allah...Allahu ekbar...”, tha ai mes të tjerash, teksa e la podiumin për t’i lënë ligjëruesit të radhës.
Një protestë për mbylljen e TikTok ku do flisnin të rinjtë, por kur “depërtuan ilegalisht’ edhe të vjetër.
Një mes tyre ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj. Teksa u ngjit në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ai i bëri thirrje qytetarëve që të protestonin e të mos ishin dele, siç bënin qytetarët në Greqi dhe Serbi për ngjarjet e rënda të ndodhura atje, tragjeditë (nuk përmendi Gërdecin e 15 marsit 2008). Gjithashtu ai nuk kurseu as mallkimet ndaj kryeministrit.
“Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot Vajza dhe djem, ta heqim tikun dhe të lëmë tokun, të jemi bashkë tok këtu? Si thoni? Ky nuk ka inat me TikTokun, ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi tiktok, sepse është ayyyy, ay që do na i heqi të tëra! Çfarë i ka bërë TikToku atij.
Dhe më tej vijoi duke bërë krahasime protestash:
"Duhet të protestojmë, të protestojmë, Greqia po proteston për një ngjarje të 5 viteve më parë, i vunë flakën Athinës. Serbët e dogjën, e shqyen Beogradin, nuk pyesin për qevrinë. Por ne jemi dele, jemi dele. Unë jam trim, i dal përballë atij dhe i hidhem. Doktor respekte, të dua shumë, ju dua shumë”, tha aktori.
Dhe në fund e mbylli fjalën e tij me thirrjen për të votuar opozitën dhe ndryshimin e vendit.
“Mbase i kthehet mendja popullit shqiptar dhe me gjithë socialistët të votojnë për këtë që quhet ndryshim se vdiqëm”, përfundoi ai.
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e PD për mbylljen e TikTok. Në pamje shikohet një pjesëmarrje shumë e ulët duke bërë që protesta të kthehet një dështim madhështor.
Kjo është hera e dytë që të rinjtë braktisin Sali Berishën, pasi nuk iu bashkuan as thirrjes për të bojkotuar mësimin. Mbyllja e TikTok është një vendim i marrë nga qeveria për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet me mesazhe dhune në aplikacion.
Kreu i selisë blu, Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar bulevardit për të mbërritur shkurt te Kryeministria, ku mbahet protesta për mbylljen e TikTok.
I shoqëruar nga dhjetëra truproja dhe mbështetës të tjerë, Berisha eci në këmbë përgjatë rrugës së shtëpisë së tij, duke hyrë në mes të zonës së 'Piramidës', për të dalë tek godina e qeverisë.
Flamur Noka, Gazment Bardhi e Edi Paloka iu bashkuan të rinjve demokratë për protestën për mbylljen e TikTok, ndërsa siç shihet në këto pamje koordinojnë aksionin me telefon.
Kryetari i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri shprehet se mbyllja e TikTok nuk bëhet për sigurinë e fëmijëve, por për qëllime elektorale të Edi Ramës. Duke pranuar kështu që nuk qajnë 'hallin' e të rinjve, por kanë 'hallet' e tyre elektorale.
“Mbyllja e TikTok nuk ka për të ndihmuar asgjë te rinia. Do të ndihmojë vetëm Ramën. Nuk do të jetë për sigurinë e shkollave por vetëm për sigurinë elektorale të Ramës. Nëse vazhdojmë me idenë se protesta nuk arrin kurrë sukses, i bie të mos bëjmë kurrë protesta. E gjithë rinia shqiptare të mësojë nga rinia serbe”, u shpreh Xhaferri.
Të rinjtë e Partisë Demokratike janë nisur nga selia e partisë me destinacion Kryeministrinë, ku do protestojnë për mbylljen e TikTok me vendim qeverie.
Me pankarta e parulla ata janë grupuar para selisë blu dhe më pas me këngën “Unstopable” të Sia, që është në fakt edhe kënga e fushatës së Lulzim Bashës, ata kanë marrë rrugën për të godina e Këshillit të Ministrave.
Berisha nga ana tjetër nuk i ka pritur në PD, por u nis nga shtëpia e tij. Të rinjtë drejtohen nga kreu i Forumit Rinor të PD, Besart Xhaferri.
"Mbyllja e TikTok nuk ndihmon asgjë te rinia shqiptare, ndihmon vetëm sigurinë elektorale të Ramës dhe kjo duhet demaskuar", tha Xhaferri.
Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku zbulon detaje nga protesta e PD-së që pritet të nisë. Do të jenë të rinjtë demokratë do të udhëheqin protestën sot duke mbajtur dhe fjalime.
Forumi rinor i PD-së, i cili ka thirrur protestën kundër mbylljes së aplikacionit TikTok do të nisë marshimin nga selia tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta nuk do të ketë podiumin trandicional, por një podium më të vogël, do të ketë 6 folës që do të adresojnë mesazhdet e tyre.
Mbetet për tu parë nëse do të ketë fjalim kryetari i PD-së.
Vihet re një numër efektivësh në gadishmëri më të ulët se në protestat e organizuara më përpara nga PD. Ndërsa Sali Berisha është ende në seli në bulevard nuk ka shumë protestues.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të konkretizojë sot çmendurinë e tij, duke mbajtur një protestë kundër mbylljes së TikTok, në orën 19:00 para kryeministrisë.
Në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, ku humbën jetën fëmijë, nga dëshpërimi për pushtet Berisha ka ftuar të rinjtë të protestojnë kundër mbylljes së TikTok, një rrjeti social me algoritëm të prirur për të shfaqur përmbajtje keqedukuese dhe denigruese.
Policia e Shtetit ka renditur rrugët që do të bllokohen për shkak të protestës së thirrur nga Berisha, me pretekstin se po cënohet liria e fjalës dhe mendimit ndryshe.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.
Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Komente

Hajde proteste hajde Ka me shime police se protestues, duket qe kauza ka shume sukses. Sidomos me Mahdi Malkajn
PërgjigjuO Salih, kur do te ta varin afishen te dera pallatit se na cave
PërgjigjuPaskan dalur zombit e Saliut.
PërgjigjuPse i bën hiena protestat natën? Pse s’i bëjnë di gjithë të tjerët, në 12 apo 16, por në orën 19:00. Parti e dështuar.
Përgjigju