Politikë

Tubimi për TikTok/ Aktori Mehdi Malkaj i ‘zë’ vendin të rinjve, kujton para Berishës protestat në Greqi e Serbi për tragjeditë: Të votojmë ndryshimin se vdiqëm! (harron Gërdecin)

15 Mars, 19:49| Përditesimi: 15 Mars, 21:01

  • Share

 

Një protestë për mbylljen e TikTok ku do flisnin të rinjtë, por kur “depërtuan ilegalisht’ edhe të vjetër.

Një mes tyre ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj. Teksa u ngjit në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ai i bëri thirrje qytetarëve që të protestonin e të mos ishin dele, siç bënin qytetarët në Greqi dhe Serbi për ngjarjet e rënda të ndodhura atje, tragjeditë (nuk përmendi Gërdecin e 15 marsit 2008). Gjithashtu ai nuk kurseu as mallkimet ndaj kryeministrit.

“Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot Vajza dhe djem, ta heqim tikun dhe të lëmë tokun, të jemi bashkë tok këtu? Si thoni? Ky nuk ka inat me TikTokun, ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi tiktok, sepse është ayyyy, ay që do na i heqi të tëra! Çfarë i ka bërë TikToku atij. 

Dhe më tej vijoi duke bërë krahasime protestash:

"Duhet të protestojmë, të protestojmë, Greqia po proteston për një ngjarje të 5 viteve më parë, i vunë flakën Athinës. Serbët e dogjën, e shqyen Beogradin, nuk pyesin për qevrinë. Por ne jemi dele, jemi dele. Unë jam trim, i dal përballë atij dhe i hidhem. Doktor respekte, të dua shumë, ju dua shumë”, tha aktori.

Dhe në fund e mbylli fjalën e tij me thirrjen për të votuar opozitën dhe ndryshimin e vendit.

“Mbase i kthehet mendja popullit shqiptar dhe me gjithë socialistët të votojnë për këtë që quhet ndryshim se vdiqëm”, përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

DËSHTIMI MADHËSHTOR - Berisha as 1 orë protestë për mbylljen e TikTok para Kryeministrisë, braktiset edhe nga të rinjtë


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?