Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka folur nga Kuçova për problemet e fermerëve.
Ai u ndal te produktet bujqësore që sipas tij vijnë nga Serbia. Edhe lidhur me këtë, tha se në ditën e parë të qeverisjes do të grisë marrëveshjen e Ballkanit të Hapur.
"Liljana para jush këtu paraqiti me të drejtë gjendjen tejet të vështirë të fermerëve shqiptarë. Ju duhet ta dini se, pasi firmosi si argat i Vuçiçit ‘Ballkanin e Hapur’, 80 përqind e prodhimeve bujqësore në tregjet shqiptare vijnë nga Shumadia dhe Banata, dhe hyjnë pa doganë.Në Shqipëri nisi një therje masive e bagëtive. Subvencioni që ju merrni është 1/5 e asaj që merr fermeri në Maqedoninë e Veriut, është 1 e 7, ose 1 e 8 e asaj që merr fermeri në Serbi. Është 1 e 4 apo e 5 e asaj që merr fermeri në Kosovë. Merr fund.Dhe ç'bëri Edi Rama këtë vit, më falni. 8 miliardë euro për 380 mijë fermerë, të cilët japin 20% të prodhimit të brendshëm, të cilët punësojnë 500 mijë shqiptarë. Sa dha? Dha gjithsej 57 milionë euro, nga të cilat fermerët marrin subvencion 32 milionë. Fjala ime e nderit, se kjo shumë do të 5-fishohet. Po. Se ju për çdo njësi prodhimi, serë, arë apo çfarëdo që qoftë, për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbajtur, do të financoheni njëlloj siç financohen fermerët e vendeve përreth. Pra, do të 5-fishohet subvencioni dhe ju garantoj se prodhimet tuaja do të mbrohen në sezon. Se Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe se taksa armiqësore ndaj fermerëve shqiptarë, taksa simetrike e TVSH-së, merr fund. Taksa do të jetë në blerje dhe shitje, sepse duhet që ju ta merrni mbrapsht TVSH-në dhe jo grosistët."-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Asnjë fjalë për paratë, Berisha për kontratën e lobimit 6 mln dollarë: Rama është tmerruar se morëm avokatin e Trump
H.K/E.H/ReportTv.al
