Duke u shprehur i bindur për fitore, nga sheshi “Nënë Tereza” ku hapi fushatën elektorale të PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama do ta ketë të vështirë natën sonte. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se nata e 11 prillit është e veçantë sepse nisin betejën e tyre të fitores së zgjedhjeve.
“Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime por sonte jam më i emocionuar si asnjëherë kur iu shoh juve, njerëz të lirë, burra edhe gra fisnikë që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores tonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj, e dashurisë për familjes dhe atdhetarisë tuaj, e idealeve të lirisë. Njerëz të lirë imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin. E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.”, thotë Berisha.
Sipas Berishës, Rama u përpoq me çdo gjithçka për të lënë vendin pa opozitë.
“I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë. Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime.”, shtoi Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha hap fushatën: Rama donte të na përçante! Shfaqet LaCivita në skenë, por ‘përjashtohen’ aleatët, nuk mbajnë asnjë fjalim! Në takim edhe fëmijët e Metës
Xh.D/ReportTv.al
