Politikë

Berisha hap fushatën: Rama donte të na përçante! Shfaqet LaCivita në skenë, por ‘përjashtohen’ aleatët, nuk mbajnë asnjë fjalim! Në takim edhe fëmijët e Metës

11 Prill, 18:37| Përditesimi: 12 Prill, 11:59

  • Share

TIRANË- PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore hapën zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin. Pavarësisht pritshmërive të opozitës, entuziazmi në mitingun që zgjati rreth 1 orë e 40 minuta, mungoi.

Berisha ishte i shoqëruar nga këshilltari elektoral, amerikani Chris LaCivita, i cili u shfaq në Tiranë për herë të parë që pas prezantimit të tij më 10 shkurt. 

LaCivita që punon tashmë për Berishën, u pa gjatë gjithë kohës pranë tij. Ai ishte madje dhe një prej folësve nga podiumi i takimit, por habiti me fjalën e tij që zgjati vetëm rreth 2 minuta.

“Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump. Dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim, drogë, dhe në 12 vite, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për doktor Berishën. Jepni vendit tuaj një mundësi dhe shpresë. Faleminderit dhe iu bekoftë perëndia”, u shpreh ai.

Nga 26 aleatët që iu bashkuan Berishës, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se asnjë prej tyre nuk mbajti fjalim, madje edhe 'krahu' më i rëndësishëm, Ilir Meta nuk dërgoi asnjë audio mesazh nga qelia. Të pranishëm në fushatë ishin 3 fëmijët e Metës, të cilët duket se do të angazhohen personalisht në fushatë për babanë e tyre që garon në listën e hapur të Tiranës. 

Fjala e Sali Berishës shënoi momentin kryesor të mitingut hapës. Ai përmendi të gjithë sukseset e qeverisjeve të tij, nga shembja e diktaturës, tek futja në NATO dhe heqja e vizave, si dhe replikoi me Edi Ramën për moshën e tij 80 vjeçare.

 "Ju garantoj se ai, nuk e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit.”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha nga ana tjetër akuzoi kundërshtarin e tij, Edi Rama, se bëri gjithçka që të përçante opozitën.

"Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh, Shqipërinë madhështore. Shqipëria është e sëmurë, kjo sëmundje quhet Edi Rama. I tmerruar nga e vërteta, nga transparenca, ka 2 muaj që është ngujuar në zyrë, ka 2muaj që flet me vete, ka 2 muaj që ka frikë. U përpoq me gjithçka, me arrestime, me presion, me përcarje, që Shqipëria mos të ketë opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër, mashtrime, shpifje trillime. Për 12 vite s’tregon një vepër, sepse ka vjedhur", tha Berisha. 

Duke iu drejtuar, Berisha nuk la pa përmendur dhe hetimet ndaj tij. 

"Vetingu që i bëri me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë veting, të cilin e nise si e nise, mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës", tha Berisha. 

Ndërsa, Rama përmendi në mitingun e tij ekipin e të rinjve demokratë që iu bashkuan PS, Berisha iu kundërpërgjigj me një socialist të penduar...

"Ata që më njohin e dinë se unë kam votuar për Edi Ramën. Ata që më njohin e dinë se jam penduar. Po, unë kam votuar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Po, unë kam qenë pjesë e 1 milion shuplakave që Edi Rama thoshte se populli i dha Sali Berishës në vitin 2013", tha Vis Bejleri. 

Kolona zanore që shoqëroi Berishën ishte kënga e famshme e Rocky Balboa, Survivor – Eye of the tiger, dhe mesa duket do të shoqërojë të gjithë fushatën e tyre. 

Ora 23:00
FOTO/ Ervin Salianji ‘merr pjesë’ në hapjen e fushatës së PD, mbështetësit shfaqen me bluza me emrin e ish-deputetit

1744405279_salianji.JPGIsh deputeti Ervin Salianji ka “marrë pjesë” në hapjen e fushatës së PD në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Disa mbështetës demokratë dhe kandidatë për deputetë u shfaqën në mitingun e pasdites së sotme me bluza që mbanin emrin e ish deputetit, ku shkruhej: Ervin Salianji 1.

Më herët, Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, përcolli edhe një mesazh  demokratëve.

Ora 21:22
Berisha: Zero tolerancë ndaj korrupsionit, do t’u rikthejmë shqiptarëve pasuritë e vjedhura

 

 

Sali Berisha, në mitingun hapës të fushatës elektorale, tha se do të ketë zero tolerancë ndaj shpërdorimit dhe vjedhjes së pasurive të shqiptarëve. Duke ‘harruar’ se është nën hetim për korrupsion, kreu i PD premtoi ngritjen e një auditi për rikthimin e qindra miliona eurove të shqiptarëve.

“Jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj shpërdorimit dhe vjedhjes së pasurive të tyre, parave të tyre. Jam këtu për t’u dhënë fjalën shqiptarëve se auditi i përgjithshëm i narkoshtetit do u rikthejë shqiptarëve qindra miliona euro më shumë të vjedhura prej tyre. Jam këtu para jush për t’u zotuar se organizatat kriminale kudo që janë, në Shqipëri, në Aruba, Dubai, kudo që ndodhen, do vendosen përpara ligjit dhe bashkë me ta ministrat kriminelë, ministrat hajdutë.”, tha Berisha.

Sipas tij, shteti ligjor do të jetë motoja e tyre.

Ligji dhe vetëm ligji, të drejtat e qytetarëve, shteti ligjor, janë dhe do mbeten motoja jonë. Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore është vetëm Shqipëria e ëndrrës së këtyre të rinjve. Ndaj dhe Shqipëria do jetë madhështore kur ta shndërrojmë në epiqendër të teknologjive më të larta. Kur ta vendosim Shqipërinë në trenin e revolucionit të teknologjisë së lartë, ta shndërrojmë atë në epiqendër të dataqendrave, të inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të internetit 3. Pra, a mund t’i bëjë këto një njeri që mbyll TikTokun? Ky burrec 2 metra i gjatë ka frikë nga të rinjtë, ka frikë nga teknologjia, ka frikë nga rinia. 11 maji është fundi i tij.”, shtoi ai.

 

Ora 20:56
‘Edvin, vitet e mia janë të gjitha bio’, Berisha: Ti me moshë i ngjan gjyshit të Gramoz Ruçit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën që po mban në hapjen zyrtare të fushatës elektorale, reagoi ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur për moshën e tij. Berisha tha se vitet e tij janë të gjitha bio ndërsa shtoi se kryeministri Rama me moshë ngjan me gjyshin e Gramoz Ruçit.

Sipas Berishës, vettingu që bëri qeveria e Ramës tregoi se ai është politikani më i pastër që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Edi Rama me propagandën etij përpiqet nga mëngjesi gjer në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Sali Berishës për vitet e tij. Tani do i them këtu para jush, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Vetingu që i bëri me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë veting, të cilin e nise si e nise, mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.

Miq, për sa i përket moshës, ju garantoj se ai, nuk e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Ndaj dhe nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet, fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij.”, u shpreh Berisha.

Ora 20:48
VIDEO/ Demokratët marrin pjesë në hapjen e fushatës, por largohen kur fillon fjalimin Berisha

Pavarësisht talljes së Sali Berishës me procesin farsë të Primareve, kishte ende demokratë që nuk zunë mend, duke marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës nëpërmjet një takimi masiv në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë. 

Sidoqoftë, nuk ishin të paktë ata që treguan se prezenca e tyre në takim nuk lidhej me Berishen, pasi sapo ky i fundit mori fjalë, një pjesë e konsiderueshme filluan të largoheshin.

Ora 20:39
Berisha në hapjen e fushatës: Rama do ta ketë të vështirë natën sonte, u përpoq që Shqipëria të mos ketë opozitë

Duke u shprehur i bindur për fitore, nga sheshi “Nënë Tereza” ku hapi fushatën elektorale të PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama do ta ketë të vështirë natën sonte. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se nata e 11 prillit është e veçantë sepse nisin betejën e tyre të fitores së zgjedhjeve.

“Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime por sonte jam më i emocionuar si asnjëherë kur iu shoh juve, njerëz të lirë, burra edhe gra fisnikë që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores tonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj, e dashurisë për familjes dhe atdhetarisë tuaj, e idealeve të lirisë. Njerëz të lirë imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin. E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.”, thotë Berisha.

Sipas Berishës, Rama u përpoq me çdo gjithçka për të lënë vendin pa opozitë.

“I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë. Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime.”, shtoi Berisha.

Ora 20:28
LaCivita fjalim vetëm 2 minuta në hapjen e fushatës së PD: Po përpiqen të burgosin opozitën, por do dështojnë si me Trump në SHBA

Nga podiumi në mitingun hapës të fushatës elektorale të PD, këshilltari amerikan Chris LaCivita “foli” si demokrat ndërsa tha se qeveria po përpiqet që të burgosë opozitën, por do të dështojë siç dështuan ata që të arrestonin Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump. Dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim, drogë, dhe në 12 vite, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.

Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për doktor Berishën. Jepni vendit tuaj një mundësi dhe shpresë. Faleminderit dhe iu bekoftë perëndia”, u shpreh LaCivita.

Por, ajo që bëri përshtypje, ishte se ai foli shumë shkurt.

Ora 20:02
PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas, Berishës i vjen LaCivita nga Amerika

1744394577_WhatsAppImage20250411at19.39.01.jpeg

PD ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit me një miting që po mban në sheshin ”Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i PD Sali Berisha mbërriti i shoqëruar nga këshilltari amerikan Chris LaCivita.

Kolona zanore që ka shoqëruar Berishën dhe mesa duket do shoqërojë të gjithë fushatën e koalicionit “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ishte kënga e famshme e filmit Rocky Balboa, Survivor – Eye of the tiger.

Ora 19:57
VIDEO/ Fëmijët e Metës 'nisin punën' për të bërë babain deputet, të 3 marrin pjesë në çeljen e fushatës në sheshin 'Nënë Tereza'

Partia Demokratike hap zyrtarisht fushatën elektorale në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Të pranishëm në çeljen e fushatës së koalicionit të Berishës janë edhe fëmijët e kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sula: 12/04/2025 01:35

    NEN AKUZE PER KORRUPSUON DHE VRASJE,,,,THOTE DO LUFTOJ KORRUPSIONIN...HAPU DHE DHE FUTU SALI BASHKE ME ILIR METEN....

    Përgjigju
  • Endri: 11/04/2025 20:55

    Kush voton per keta ose ka hall personal ose eshte pa sy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?