Politikë

‘Edvin, vitet e mia janë të gjitha bio’, Berisha: Ti me moshë i ngjan gjyshit të Gramoz Ruçit

11 Prill, 20:56| Përditesimi: 11 Prill, 21:28

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën që po mban në hapjen zyrtare të fushatës elektorale, reagoi ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur për moshën e tij. Berisha tha se vitet e tij janë të gjitha bio ndërsa shtoi se kryeministri Rama me moshë ngjan me gjyshin e Gramoz Ruçit.

Sipas Berishës, vettingu që bëri qeveria e Ramës tregoi se ai është politikani më i pastër që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Edi Rama me propagandën etij përpiqet nga mëngjesi gjer në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Sali Berishës për vitet e tij. Tani do i them këtu para jush, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Vetingu që i bëri me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë veting, të cilin e nise si e nise, mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.

Miq, për sa i përket moshës, ju garantoj se ai, nuk e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Ndaj dhe nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet, fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij.”, u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha hap fushatën: Rama donte të na përçante! Shfaqet LaCivita në skenë, por ‘përjashtohen’ aleatët, nuk mbajnë asnjë fjalim! Në takim edhe fëmijët e Metës


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?