Sali Berisha, në mitingun hapës të fushatës elektorale, tha se do të ketë zero tolerancë ndaj shpërdorimit dhe vjedhjes së pasurive të shqiptarëve. Duke ‘harruar’ se është nën hetim për korrupsion, kreu i PD premtoi ngritjen e një auditi për rikthimin e qindra miliona eurove të shqiptarëve.
“Jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj shpërdorimit dhe vjedhjes së pasurive të tyre, parave të tyre. Jam këtu për t’u dhënë fjalën shqiptarëve se auditi i përgjithshëm i narkoshtetit do u rikthejë shqiptarëve qindra miliona euro më shumë të vjedhura prej tyre. Jam këtu para jush për t’u zotuar se organizatat kriminale kudo që janë, në Shqipëri, në Aruba, Dubai, kudo që ndodhen, do vendosen përpara ligjit dhe bashkë me ta ministrat kriminelë, ministrat hajdutë.”, tha Berisha.
Sipas tij, shteti ligjor do të jetë motoja e tyre.
Ligji dhe vetëm ligji, të drejtat e qytetarëve, shteti ligjor, janë dhe do mbeten motoja jonë. Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore është vetëm Shqipëria e ëndrrës së këtyre të rinjve. Ndaj dhe Shqipëria do jetë madhështore kur ta shndërrojmë në epiqendër të teknologjive më të larta. Kur ta vendosim Shqipërinë në trenin e revolucionit të teknologjisë së lartë, ta shndërrojmë atë në epiqendër të dataqendrave, të inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të internetit 3. Pra, a mund t’i bëjë këto një njeri që mbyll TikTokun? Ky burrec 2 metra i gjatë ka frikë nga të rinjtë, ka frikë nga teknologjia, ka frikë nga rinia. 11 maji është fundi i tij.”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Berisha hap fushatën: Rama donte të na përçante! Shfaqet LaCivita në skenë, por ‘përjashtohen’ aleatët, nuk mbajnë asnjë fjalim! Në takim edhe fëmijët e Metës
Xh.D/E.H/ReportTv.al