Nga podiumi në mitingun hapës të fushatës elektorale të PD, këshilltari amerikan Chris LaCivita “foli” si demokrat ndërsa tha se qeveria po përpiqet që të burgosë opozitën, por do të dështojë siç dështuan ata që të arrestonin Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump. Dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim, drogë, dhe në 12 vite, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.
Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për doktor Berishën. Jepni vendit tuaj një mundësi dhe shpresë. Faleminderit dhe iu bekoftë perëndia”, u shpreh LaCivita.
Por, ajo që bëri përshtypje, ishte se ai foli shumë shkurt.
Lajmi kryesor:
Berisha hap fushatën: Rama donte të na përçante! Shfaqet LaCivita në skenë, por ‘përjashtohen’ aleatët, nuk mbajnë asnjë fjalim! Në takim edhe fëmijët e Metës
Xh.D/ReportTv.al
