Berisha në konflikt me SHBA dhe BE! Analisti Tafani:  Basha duhet të dalë me logo të re

12 Qershor, 16:43| Përditesimi: 12 Qershor, 16:50

  • Share

 

 

Për disa demokratë vendimi ishte I pritshëm por jo për disa të tjerë thotë analisti Endri Tafani sot në një intervistë për emisionin “Përballje” në Report Tv

Tashmë që Basha ngeli pa vulën e partisë, sipas tij ky i fundit duhet që të dal me një logo të re.

“Për një pjesë të mirë pritej, ndërsa për një pjesë tjetër ishte i papritur si vendim. U krijua ideja se kryetari ishte Lulzim Basha. Por ky vendim është diçka pozitive, sepse sqaron shumë gjëra në aspektin politik. Dihet që PD ka qenë dhe është parti e Berishës dhe demokratët e kanë lider atë. Tashmë i jepet mundësia atyre që donin të drejtonin PD dhe nuk ishin shumicë, mund të ishin 1 e 3 dhe u jepet mundësia që të tregojnë vizionin në një parti të re. Nëse Basha do ta vijoj projektin e tij politik, duhet ta bëjë këtë me një logo të re”, tha ai. 

Tafani ka komentoi dhe presionet e Berishës dhe grupit të Rithemelimit ndaj sistemit gjyqësor

“Kjo loja me presionin që bëhet ndaj gjykatave është e vjetër dhe PD-ja këtë lojë e ka nisur që në vitet ’90 kur futi gjyqtarët e vet. Pra bëhet presion për të marr diçka me të drejtë ose pa të drejtë, dhe drejtohet ndaj çdo lloj institucioni dhe ndaj drejtësisë. Mbaj mend akuzat për Ina Ramën për 21 janarin 2011, ka pasur akuza të rënda ndaj saj. Duke ditur këtë mentalitet, ajo që të lë një shije të keqe është kjo mënyra që drejtësia bëhet e mirë kur të jep ty të drejtë ose nuk përmendet fare. Pse nuk thua që drejtësia funksionon kur të jep të drejtë ty”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

'Nga bashkimi me Berishën tek parti me logo të re'! Avokati Logu zbardh për Report Tv takimin me dyer të mbyllura të Bashës pasi Apeli i mori vulën


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?