Sali Berisha mbështet pretendimin e Ilir Metës se kryeministri Rama është përgjuar duke folur me grupe kriminale. Ai thotë se këto përgjime po i deshifrojnë disa grupe në vende të Europës, e se për këtë Rama po pengon marrëveshjen me vendet e Beneluksit për ekstradimin.
“Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar e insistuar ratifikim në Parlament të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin, atë e ka bllokuar Edi Ram në Ministrinë e Drejtësisë, sepse e sigurt është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik që Rama dhe të tjerë e besonin që janë të padëgjueshme, ato janë nxjerrë dhe po deshifrohen me paison të madh e përgjegjësi nga grupe të përbashktëa të disa vendeve europiane. A është Edi Rama atje? 100% ndaj edhe po pengon marrëveshjen e ekstradimit. Por nuk i dihet nëse Meta e ka për këto përgjime apo për bandat e Elbasanit ku Tualant Sharra (Balla) është personazh kryesor. Të gjitha masat e marra nga Gentian Sharrës, mikut me kokë të Taulant Sharrës janë hequr, çdo konfiskim është hequr, është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër dhe madje Gentian Sharra vazhdon me aktivitetin në prokurimet publike që e ka pasion. Burimet flasin për ndërhyrje direkte. Qytetari dixhital thotë se ka ndërhyrje direkte nga Taulant Sharra në këto afera. Të habitesh se Edi Rama është i regjistruar duke folur për grupe kriminale është shaka, pa dyshim se është duke folur dhe uroj që të publikohen sa më shpejt”, u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Bashkëveprim me Metën në një front për rrëzimin e Ramës, do largohet me protesta! Shpenzohen 760 mln euro për naftën
D.GJ//ReportTv.al