Dy impiantet që kryeministri Rama po sjell nga Bangladeshi në Vlorë për prodhimin e energjisë elektrike kanë kosto stratosferike dhe janë tejet ndotës ndaj mjedisit. Kështu u shpreh Sali Berisha në një konferencë për mediat, të premten.
Berisha i quajti "gjeneratorë" e jo impiante ata që po sjell Qeveria për prodhimin e energjisë, dhe tha se Rama për të justifikuar impiantet po zbraz kaskadën e Drinit. Ndërsa parashtroi kostot, Berisha shtoi se këto impiante janë shumë të dëmshëm për mjedisin, pasi lëshojnë përqindje squfuri toksik.
“Një shpërdorim i tmerrshëm në fushën e energjisë. Anija nga Bangladeshi që po sjell impiantet për prodhimin e energjisë në Portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro, e llogaritur nga specialistët më të mirë kostoja për dy vite që do punojnë këto impiante përfshi qiranë dhe naftën që shpenzojnë.
Kostoja ditore: Për prodhimin e një megavat impiantet harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë, nëse e shumëzojmë me 220 litra ato shpenzojnë 580.800 litra naftë në ditë. Aq litra naftë nëse i shumëzojmë jo me 230, sa është sot e më shumë nafta, por vetëm me 190 lekë impiantet harxhojnë në ditë 949.672 euro. Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Por, përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91117 euro, pra në total 1.049.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit kjo shifër shpenzohet për prodhimin e 2640 megavat, pra një kushton 398 euro. Një megavat për rreth 400 euro, me çmimin e sotëm shkon edhe më shumë.
Kostoja për 2 vite qira për 730 ditë del 761 milionë 2 244 000 euro. Rama po bën zbrazjen e rrufeshme të kaskadës së Drinit. Çdo ditë, kaskada ulet me 50 cm në ditë. Nga Suezi gjer në Vlorë, kaskada sot është 274 metër, ndërkohë që me rregulloren e përdorimit të saj, ajo më 1 shtator nuk mund të jetë nën 284 metër.
Edi Rama për të justifikua këtë krim, për tu thënë s’ka energji dhe të instalojë impiantet që kanë funksionuar në Kulna të Bangladeshit. Nga 2018 deri më sot pa funksion. Përveç çmimeve stratosferike, po kaq të tmerrshme janë problemet që lidhen me ambientin. Këto nuk janë termocentrale por gjeneratorë gjigandë që funksionojnë me naftë të rëndë e cila ka në përbërje 50 miligram për litër squfur, e ndaluar për t’u përdorur dhe me këtë toksicitet do krijojë një ndotje në Vlorë të barabartë sikur të shtohen 100 mijë makina”, u shpreh Berisha.
Nisur nga pyetjet e gazetarëve, Berisha dha arsyen e "bashkëpunimit" me Ilir Metën, ku tha se qëllimi është "për t’i dhënë duart Edi Ramës". Përsëri në lidhje me Metën, Berisha tha se e mbështet këtë të fundit në pretendimin se ekzistojnë përgjime telefonike ku Edi Rama është kapur duke folur me grupe kriminale.
Sali Berisha, në kuadër të "Rithemelimit" vijon prej muajsh konferencat për shtyp duke denoncuar vendime dhe akte të qeverisë Rama që i gjykon se janë në dëm të vendit.
Sali Berisha paralajmëroi sërish për shtatorin i cili do të jetë i mbushur me protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se do të ketë edhe mosbindje civile.
“Por ju garantoj që populli do të derdhet e gjitha në rrugë dhe do t’i tregojë vendin që meriton. A i po zbraz digat që të fusë këta gjeneratorë që do marrë nga Bangladeshi, se nuk janë termocentrale. Këta e sulfurojnë Vlorën. Ndaj dhe unë jam këtu t’i qëndrojë përpara kësaj gjëje.
Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën armik të shqiptarëve pasi ka grabitur votën e shqiptarëve dhe pastaj ka grabitur të gjitha institucionet në këtë vend. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Ne jemi në kushtet e një monizmi të plotë dhe do të dalim me çdo lloj çmimi”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha mbështet pretendimin e Ilir Metës se kryeministri Rama është përgjuar duke folur me grupe kriminale. Ai thotë se këto përgjime po i deshifrojnë disa grupe në vende të Europës, e se për këtë Rama po pengon marrëveshjen me vendet e Beneluksit për ekstradimin.
“Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar e insistuar ratifikim në Parlament të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin, atë e ka bllokuar Edi Ram në Ministrinë e Drejtësisë, sepse e sigurt është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik që Rama dhe të tjerë e besonin që janë të padëgjueshme, ato janë nxjerrë dhe po deshifrohen me paison të madh e përgjegjësi nga grupe të përbashktëa të disa vendeve europiane. A është Edi Rama atje? 100% ndaj edhe po pengon marrëveshjen e ekstradimit. Por nuk i dihet nëse Meta e ka për këto përgjime apo për bandat e Elbasanit ku Tualant Sharra (Balla) është personazh kryesor. Të gjitha masat e marra nga Gentian Sharrës, mikut me kokë të Taulant Sharrës janë hequr, çdo konfiskim është hequr, është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër dhe madje Gentian Sharra vazhdon me aktivitetin në prokurimet publike që e ka pasion. Burimet flasin për ndërhyrje direkte. Qytetari dixhital thotë se ka ndërhyrje direkte nga Taulant Sharra në këto afera. Të habitesh se Edi Rama është i regjistruar duke folur për grupe kriminale është shaka, pa dyshim se është duke folur dhe uroj që të publikohen sa më shpejt”, u shpreh Berisha.
Berisha ka zbuluar pikën që i lidh me partinë e Lirisë Ilir Metës që është pikërisht për t’i dhënë duart Edi Ramës.
‘Tani, ju përmendet dakordësinë për referendumin.
Jo ka një dakordësi tjetër, për t’i dhënë duart Edi Ramës një minutë e më parë dhe këtu, PD dhe PL, partitë e vërteta opozitare, mbrojtëset e kauzave të gjithë janë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu i cili është shndërruar në problemin më madhor pas Enver Hoxhës. Ne do bashkëveprojmë një front të përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama.’-tha Berisha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku.
Te zgjidhet Lugj Marku ma mire se kto hajduda ????
Përgjigjumerr dy brisqe o sali,,nje per vete e nje per ilirin,,,tja rruani k...in edi rames...
PërgjigjuHeu bre Sali hundsqepi. Boni ciftin perfekt ju te dy. Njoni hundsqep e komunist kurse tjetri koktul e fuks sigurimi. O shkaperdhefsha rracen te dyve
PërgjigjuKy berisha njeri i neveritshem nuk ka shans te fitoje me zgjedhje me keto shpifje
PërgjigjuNuk pushoi se mashturari ky horri e ka ne zanat me kete pune merret dhe perfiton
Përgjigjuo berish kaq plak sa je ti do na dhiesesh breket ndonje dite hahahahah
PërgjigjuPD > PSIKIATRIA E ELBASANIT
Përgjigjuah mor i mjere qe te jane veshur syte nga urrejtja dhe mllefi saqe edhe mund te vrasesh per pushtet
Përgjigjuberishen dhe meten i duam ne burg. boll po enden te lire
Përgjigjupo mbylle njeher gojen se sdite tflasesh tamam njeri i shpifur
Përgjigjuvetem budalliqe flet ky sala
PërgjigjuO Zoti Sali po si stë vjen turp mor zotni bur plak e flet budallalliqe pa fund. Wdi Rama po të mereshet me kto grupe kriminale se mbështet Amerika. E të gjith shtetet e Evropës do ti tregonin vëndin. Pse ça e quan ti Evropën stall derrash. Prap ju me historira babalesh e halesh. Mjaft mor burr i dheut mjaft e keni shkatru ktë komb largohuni nga politika e lëreni ktë vënd të mari frym lirisht.
PërgjigjuO Saleh koqefishkuri, u bone 80 vjec e lef tere kohesh. Shko luaj domino me mire se u bone gazi botes.
Përgjigju