Sali Berisha paralajmëroi sërish për shtatorin i cili do të jetë i mbushur me protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se do të ketë edhe mosbindje civile.
“Por ju garantoj që populli do të derdhet e gjitha në rrugë dhe do t’i tregojë vendin që meriton. A i po zbraz digat që të fusë këta gjeneratorë që do marrë nga Bangladeshi, se nuk janë termocentrale. Këta e sulfurojnë Vlorën. Ndaj dhe unë jam këtu t’i qëndrojë përpara kësaj gjëje.
Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën armik të shqiptarëve pasi ka grabitur votën e shqiptarëve dhe pastaj ka grabitur të gjitha institucionet në këtë vend. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Ne jemi në kushtet e një monizmi të plotë dhe do të dalim me çdo lloj çmimi”, u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Bashkëveprim me Metën në një front për rrëzimin e Ramës, do largohet me protesta! Shpenzohen 760 mln euro për naftën
G.MO//ReportTv.al