Politikë

Berisha në Kuvend: 11 maji farsë elektorale, bandat iu përdorin si lecka politike në funksion të perandorive të krimit! Spiropali: Koha juaj ka perënduar

29 Maj, 12:18| Përditesimi: 29 Maj, 12:24

  • Share

 

Sali Berisha flet në kuvend për zgjedhjet e 11 majit dhe vijon me akuzat e farsës elektorale.

Berisha: Mblidhemi pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së perdes së hekur në Europën ish komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën, zhvilloi farsën zgjedhore. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Rama përdori 76 mln euro dhuratë për votë për 48% të të votuesve. Pasi fali 200 mln gjoba dhe kamata për të marrë vota, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë. Deputetët e këtyre karteleve iu zëvendësojnë ju në këtë Kuvend, jo se ju nuk ishit mëkatar, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbledhje e 8 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës, të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër kur 1.6 mln shqiptareve iu shkelmuat votën, por bota e krimit. S’mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra të botës, nuk mund të ishit ndryshe. Këta mund të ishit. Më e ndershme që në kuvend të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajrim, Elvis Doçi, Suel Cela, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja. U përdorin juve si lecka politike në funksion të perandorive të krimit.

Spiropali: Koha mbaroi.

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.

 


Lajmi kryesor:

Berisha nga Kuvendi: 11 maji farsë, mobilizuat kartelet e drogës në Europë! Spiropali: Të perëndoi koha


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?