Politikë

Berisha nga Kuvendi: 11 maji farsë, mobilizuat kartelet e drogës në Europë! Spiropali: Të perëndoi koha

29 Maj, 07:06| Përditesimi: 29 Maj, 15:22

  • Share

TIRANË- Panorama e seancës plenare të parë pas zgjedhjeve, u dominua nga akuzat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i cilëson një farsë elektorale. Në më pak se 15 minuta, Gazment Bardhi dhe kreu i PD, Sali Berisha shigjetuan kolegët socialistë për të cilët thanë se janë në shërbim të krimit.

Kërkesa e Partisë Demokratike për një orë debat jashtë rendit të ditës, nuk u pranua nga PS. I pari që nisi me akuzat ishte kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi që kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali e quajti përfaqësuese të Xhabaftëve në Kuvend.

“Ju jeni përfaqësuesja e Xhabaftëve në Kuvend”, tha Gazment Bardhi.

Fajin për humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Berisha ia lë bandave kriminale, sipas të cilit të gjitha u mobilizuan në krah të PS. Sulmet nuk i kurseu për deputetin e PS, Arkend Balla, i cili ishte një prej me të votuarve në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur. Atw e akuzoi 

“Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat. Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë. Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.

Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura. Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër”, tha Berisha.

E ndërsa Berishës i mbaroi koha për të folur nga foltorja e Kuvendit, shkëmbeu këto replika me Spiropalin.

Spiropali: Koha mbaroi.

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.

I vetmi zë nga socialistët ishte ai i kreut të grupit të PS, Niko Peleshi, i cili “ngushëlloi” kolegët demokratë për humbjen, duke u kujtuar se janë në Kuvend dhe jo në cirk.

“Pas një fushate të suksesshme për të gjithë, mbi të gjitha për vendin e shqiptarët. Jemi në parlament, jo në cirk. Kemi plot arsye të kërkojmë edhe diskutime jashtë rendit të ditës se kemi shumë falenderime për shqiptarët, por nuk është ky momenti. Do të kemi disa seanca intensive deri në fund të korrikut. Të nderuar kolegë deputetë të PS, por edhe të grupeve të tjera, të punojmë me intensitet që rreth 30 akte të depozituara t’i miratojmë në këto seanca”, tha Peleshi.

Demokratët kishin kërkuar 60 minuta diskutime të lira, por fjalën për t’ia propozuar seancës Berisha zgjodhi ta shfrytëzonte për të sulmuar personalisht ministrin Gonxhja.

"Ai aty ka ndërruar mbiemrin e ka bërë Blendi Xhabafti", tha Berisha. 

Spiropali mbylli seancën plenare duke i kujtuar humbjen dëshpëruese.

“Të heq të drejtën e fjalës, s’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ky është rendi i ditës, keni bërë kërkesë, s’mund të flasësh, e ke mbyllur siç e ke mbyllur gjithmonë. Mbyllet seanca plenare”, tha Spiropali.

Opozita dhe mazhoranca nuk u dakordësuan as në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për kalendarin e punimeve të kuvendit, mbledhje të cilën edhe Bardhi e përdori për të fajësuar socialistët për humbjen.

Ora 14:07
SPAK i sekuestroi telefonin? Luan Duzha: Janë gënjeshtra! Nëse kam blerë qoftë edhe një votë, shkoj me qejf në burg (VIDEO)

 

Deputeti i PS-së, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandat, u pyet nga gazetarët lidhur me lajmet në media për një operacion të SPAK në Elbasan, ku i është sekuestruar edhe telefoni.

Ai tha për gazetarët se nuk ka asgjë të vërtetë ndërsa shtoi se nëse ka vjedhur qoftë edhe një votë, do të shkojë vetë në burg.

"Janë të gjitha gënjeshtra. As nuk kanë kontrolluar dhe as nuk më është sekuestruar telefoni, asgjë! Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg", deklaroi ai.
 

Ora 12:44
Nuk siguroi mandat dhe kritikat për spotin, Bilali: Në Tiranë dhe jashtë Shkodrës, s’janë akoma gati për këtë lloj humori

 

Deputetja e PS-së, Edona Bilali, e cila nuk arriti që të marrë një mandat në zgjedhjet e 11 majit, komentoi rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin që shkaktoi kritika të shumta në rrjet. Ajo përgëzoi gjithashtu kolegët e saj socialistë për fitoren dhe mandatin që siguruan më 11 maj. 


“Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri. Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Bilali.

E pyetur nga gazetarët për spotin e fushatës me një të moshuar, ajo tha: 

“Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

Ora 12:19
Berisha pas mbylljes së seancës: Parlamenti, bodrum i mafias! Aksion në shtator? Do e përcaktojmë, të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme

Kreu i PD, Sali Berisha i vijoi akuzat për vjedhje zgjedhjesh edhe pasi doli nga Kuvendi në përfundim të seancës plenare. Ai e cilësoi parlamentin si “dyqan privat të partisë së krimit”, duke shtuar se qytetarët do të dëgjonin faktet dhe argumentet që sipas tij provojnë ‘krimin’ që ndodhi në zgjedhjet e 11 majit.

Sali Berisa foli për mediat edhe pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm pak minuta.

“Kësaj i thonë kur parlamenti shtrohet në një bodrum të mafias, nuk respekton asnjë rregull, as të rregullores, as kushtetutën dhe as ligjet, parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit dhe ishte një seancë ndër më të turpshmet, ku pas një farse elektorale të paprecedentë në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës dhe deputetëve për atë cfarë ndodhi më 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minutave.

Ja shihni...ikin. E thashë edhe në parlament, ishte më e drejtë që në parlament të vijnë boset e karteleve se këta se ata janë të vërtetë kurse këta thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë ajo që dua të garantoj shqiptarëve vendoshmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë. “

I pyetur për një aksion në shtator, ai tha:

“Do përcaktohet. Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme”.

Ora 12:18
Berisha në Kuvend: 11 maji farsë elektorale, bandat iu përdorin si lecka politike në funksion të perandorive të krimit! Spiropali: Koha juaj ka perënduar

 

Sali Berisha flet në kuvend për zgjedhjet e 11 majit dhe vijon me akuzat e farsës elektorale.

Berisha: Mblidhemi pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së perdes së hekur në Europën ish komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën, zhvilloi farsën zgjedhore. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Rama përdori 76 mln euro dhuratë për votë për 48% të të votuesve. Pasi fali 200 mln gjoba dhe kamata për të marrë vota, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë. Deputetët e këtyre karteleve iu zëvendësojnë ju në këtë Kuvend, jo se ju nuk ishit mëkatar, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbledhje e 8 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës, të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër kur 1.6 mln shqiptareve iu shkelmuat votën, por bota e krimit. S’mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra të botës, nuk mund të ishit ndryshe. Këta mund të ishit. Më e ndershme që në kuvend të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajrim, Elvis Doçi, Suel Cela, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja. U përdorin juve si lecka politike në funksion të perandorive të krimit.

Spiropali: Koha mbaroi.

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.

 

Ora 12:14
Bardhi i ndërhyri teksa mori fjalën, Peleshi: Jemi në parlament, jo në cirk!

 

Teksa kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi mori fjalën në seancën plenare, ndërhyri Gazment Bardhi.  Peleshi iu drejtua Bardhit duke i thënë se “jemi në parlament dhe jo në cirk”. Ai apeloi për të punuar së bashku dhe për të miratuar aktet e depozituara. 

“Pas një fushate të suksesshme për të gjithë, mbi të gjitha për vendin dhe shqiptarët. Jemi në parlament, jo në cirk. Kemi plot arsye të kërkojmë edhe diskutime jashtë rendit të ditës se kemi shumë falenderime për shqiptarët, por nuk është ky momenti. Do të kemi disa seanca intensive deri në fund të korrikut. Të nderuar kolegë deputetë të PS, por edhe të grupeve të tjera, të punojmë me intensitet që rreth 30 akte të depozituara t’i miratojmë në këto seanca."

Ora 12:09
‘Karrigia e parlamentit nuk është e Monikës’, Kryemadhi për gazetarët: Humbja e Metës? Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

 

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe as e dikujt tjetër”, duke shtuar se e vetmja keqardhje është se sipas saj njerëzit janë më të varfër dhe po largohen çdo ditë e  më shumë, por te kutitë, votat dalin në favor të qeverisë.

“Karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, por është e lëvizshme dhe vazhdon të lëvizi. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë.”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur për humbjen e ish bashkëshortit të saj Ilir Meta në zgjedhje, Kryemadhi tha se nuk ka përgjegjësi për këtë rezultat.

Pyetje: Keni keqardhje për Ilir Metën?

Kryemadhi: Patjetër.

Pyetje: Keni përgjegjësi për humbjen e tij, sepse keni bërë dhe fushatën për të?

Kryemadhi: Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe, unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën.

Ora 12:07
Seanca plenare, Berisha për gazetarët: Kemi vetëm një strategji, rikthimin e votës së lirë

 

Kreu i PD Sali Berisha, teksa po hynte në Kuvend, foli shkurtimisht edhe për gazetarët.

“Përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë. Ka vetëm një strategji e objektiv, rikthimi i votës së lirë në kushtet e një narkoshteti të dominuar nga kartelet më të fuqishme në Evropë.”, tha Berisha.  

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?