Sali Berisha ka folur në Kuvend për nënën lehonë që u arrestua për braktisjen e fëmijës nga një martesë e mëparshme vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë foshnjen e dytë. Berisha tha se bëri kontroll në Facebook dhe asnjë ministre nuk kishte reaguar.
Atyre ju drejtua duke i thënë se s’duhet të harrojnë që janë nëna dhe s’mund të jenë kaq të pandjeshme.
“Tema e këtu rendit të ditës që ka të bëjë me integrimin europian, kemi mbështetur pa rezeverva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është nj thjesht një letër e vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtime me parimet e procesit. Por fillimisht dua të ndalem në dy ngjarje tragjike. 3-4 netë më parë në krye të detyrës teksa punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e kriminelit, banditi të qeverisë, një punonjëse, Mimoza Paja, me breshëri plagosen dhe 5 të tjerë. Kjo është një vepër e nxitur nga politika. I dyshuari për vrasje ishte liruar nga të gjitha detyrimet me ndërhyrje politike nga lart, ju keni shpallur si platformë dorëzimin e rendit në duart e krimit. “T’i hanë kokat njërit-tjetrit”, ka thënë Rama publikisht. Është një licencë për të vrarë njëri-tjetrin.
Por nga ana tjetër, kjo deklaratë është njëkohësisht asgjësim i ligjeve të vendit. Pra vrasës të tjerë shkrehën breshëri dhe vranë një nënë në banak dhe plagosën, 5 të tjerë sepse kjo është platforma e Edi Ramës. Dënoj këtë standard që përputhet me rregullat e mafies dhe shpellat e saj. Për herë të parë pardje kontrollova, Facebook i këtyre ministreve dhe mendova se do të ishin tronditur se një nënë lehonë ishte marrë nga një bandë policësh. Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre. Lehona në burg me fëmijë 8 ditësh në shtëpi, dhe nga ju nuk u tha asnjë fjalë.
Zonja të nderuara mos harroni se jeni nëna. Paraja nuk duhet të ju verbojë në këtë mënyrë përfaqësoni gratë dhe vajzat, s’mund të bëheni kaq të pandjeshme”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i nënës lehonë, opozita përplaset me mazhorancën: Të diskutohej ligji për dhunë në familje! Spiropali: Gruaja të lirohet, s'mund ta kthejmë në debat politik
//ReportTv.al