Pas Eduard Selamit, edhe ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen non grata të Sali Berishës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Fatos Hoxha që ka qenë për disa legjislatura deputet nën siglën e PD, shprehet se:
“Prej kohesh kam besuar se për shqiptarët dielli lind nga perëndimi. Mirënjohje USA për gjithcka keni bërë për vendin tim”, shkruan ish deputeti Hoxha.
Lajmi kryesor:
U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha bën 'fajtor' Sorosin: Në 30 vite s'jam akuzuar asnjëherë, bëni publike faktet! Basha i del në krah: Vendimi pa baza, të bëhet transparencë
M.Q./ReportTv.al