Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Politikë

U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha bën 'fajtor' Sorosin: Në 30 vite s'jam akuzuar asnjëherë, bëni publike faktet! Basha i del në krah: Vendimi pa baza, të bëhet transparencë

19 Maj 2021, 18:08| Përditesimi: 19 Maj 2021, 21:19

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në ‘listën e zezë’ atë dhe familjen e tij duke mos i lejuar futjen në SHBA.  Berisha shkruan se ndjen keqardhje për këtë vendim dhe sipas tij ai nuk është akuzuar asnjëherë për abuzim të fondeve publike apo të çfarëdo lloj korrupsioni. 

Sakaq ai shton se vendimi është pa asnjë bazë konkrete dhe fton SHBA që të bëjë publike faktet dhe dokumentet që administrata e tyre disponon për të argumentuar pretendimet për të dhe familjen e tij.

Më tej ish-kryeministri ‘gjen fajtor’ multimilarderin George Soros të cilin e sulmon duke e akuzuar se ai është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe një armik i vërtetë i demokracisë në vendin tonë. Berisha thotë se ai ka qenë i pari që ka denoncuar publikisht projektin e ndryshimit të kufijve, që sipas tij është përgatitur nga George Soros në Beograd dhe se për këtë madje edhe është kërcënuar.

Në mbyllje të shënimit të tij, Berisha thotë se ai nuk mendon se është i pagabueshëm, por ndihet krenar për qëndrimet e tij që ka mbajtur kur ka qenë në pushtet. 

'Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA! Zoti Sekretar! Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne tëitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA. Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.

Gjate 30 viteve ne politike  nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.

Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.

Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.

Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.

Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.

Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.

Zoti sekretar! Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.

Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.

Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te  ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.

Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin  George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane. Sinqerisht Sali Berisha!'- shkruan Berisha.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar më të njëjtën linjë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ku mbështet qëndrimin e tij dhe bën thirrje që të bëhet transparencë për çdo dokument. Basha teksa shpreh keqardhjen për vendimin e DASH për Berishën, thotë se SHBA do të mbetet gjithmonë një aleat strategjik për Shqipërinë.

Ditën e sotme sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.

Ora 21:20
Aleati i Bashës në krah të Berishës: SHBA bëri gabim, turp diplomatik

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit e ka cilësuar gabim dhe turp diplomatik vendimin e SHBA-së për të futur Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e zezë.

“Sapo morem vesh se Sekretari amerikan i shtetit, Toni Blinken, e ka shpallur publikisht Zotin Berisha si njeri te cilit i ndalohet hyrja ne ShBA bashke me familjen e tij. Ky eshte nje gabim dhe turp diplomatik i ShBA-se.Ajo qe ka bere Berisha ne Shqiperi eshte monument historik. Te harrosh Kryeministrin Rama sot si kreu i korrupsionit dhe krimit te organizuar ne Shqiperi eshte bashkefajesi ose naivitet feminor.Kjo politike amerikane kundrejt nje populli tejet proamerikan dhe liridashes eshte turp i padegjuar.Le te shpresojme se vetedija e aresyeshme politike amerikane do te mbizoteroje kundrejt thashethemnajes kriptokomuniste sorosiane qe ka permbytur Shqiperine dhe ShBA-ne e sotme vendimmarrëse” shkruan ai

Ora 21:17
Berisha 'Non Grata', Boçi: Dhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës

1608634919_boci.jpeg

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e zezë të SHBA-ve. Në një koment në rrjetet sociale, Boçi ka paralelizuar këtë situatë, duke dhënë shembullin e Krishtit.

“Dhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës, pa e ditur se po e ngrinin drejt përjetësisë.

Ata që e dënuan ishin mëkëmbës të Perandorisë së kohës.

Ata folën po ashtu në emër të ligjit dhe bashkëpunuan me farisenjtë vendas.

Ajo që humbi historikisht ishte Perandoria.

Ata që fituan përkohësisht dhe fërkuan duart për momentin ishin farisenjtë,” shkruan Boçi.

Ora 21:15
Berisha në 'listën e zezë', ish-deputeti i PD: Mirënjohje SHBA për gjithçka keni bërë për vendin tim! Për shqiptarët dielli lind nga Perëndimi

Pas Eduard Selamit, edhe ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Fatos Hoxha që ka qenë për disa legjislatura deputet nën siglën e PD, shprehet se:

“Prej kohesh kam besuar se për shqiptarët dielli lind nga perëndimi. Mirënjohje USA për gjithcka keni bërë për vendin tim”, shkruan ish deputeti Hoxha.

Ora 20:43
Familja Berisha ndjehet e tradhtuar nga Basha: Reagoi shumë butë ndaj SHBA-së, duan të na eliminojnë për t’i hapur rrugë bashkëqeverisjes

Familja Berisha ka reaguar ashpër jo vetëm për shpalljen “non grata” nga SHBA, por mbi të gjitha për reagimin e “butë” të Lulzim Bashës ndaj SHBA. Gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, thotë se duan të eliminojnë Berishën, që t’i hapet rruga bashkëqeverisjes.

“Ne po shkojmë drejt regjimit parti-shtet. Qëllimi final është bashkëqeverisja.Amerikanët po i japin më shumë rëndësi stabilokracisë.Duan një qeveri që nuk u thotë për asgjë dhe njerëz pa profil të lartë. Kjo është një hapje rruge ndaj bashkëqeverisjes. SHBA nuk ka shpallur non-grata as Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën,” tha Peka, duke theksuar se ishte një vendim për të ndikuar në politikën e vendit.

Edhe Peka ashti si Berisha tha se Soros ka gisht nw kwtw vendim. Ai theksoi se Berisha ka qëndruar përballë Soros, ndërsa sulmoi Bashën se reagoi shumë ftohtë ndaj SHBA-së.

“Deri te shpallja non-grata nuk është se pritej, sepse Berisha ishte paralajmëruar për mosdhënie vize për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur për Kosovën.Kjo e sotmja më shumë se me Kosovën, ka të bëjë me post 25 prillin. Me atë se çfarë ka në plan ndërkombëtarët për të bërë.Berisha u ndihmua nga amerikanët dhe erdhi nga amerikanët në pushtet si njeriu që nuk po lejon kthimin e monizmit në Shqipëri.Sali Berisha nuk po akuzohet për atë që ka bërë si kryeministër. Sali Berishës po i mbahet qëndrim për qëndrimet që ka mbajtur si deputet i opozitës në këto 8 vite.Sepse nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një ish-kryeministër pas 8 vitesh të shpallet non- grata se me korrupsionin e tij paska penguar demokracinë.Ndërkohë që me qenien e tij si kryeministër ka arritjet më të mëdha, hyrjen në NATO, liberalizimin e vizave, MSA e famshme dhe bërja gati e marrëdhënieve me BE dhe të gjitha këto kanë kritere kryesore luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.Ndërkohë që po ky sekretar Shteti ka qenë po ai që në vitin 2009 lëvdonte kryeministrin Berisha për të gjitha këto që sot akuzon Berishën.Që nëse do të ishin të vërteta këto që shkruan sot sekretari amerikan i Shtetit, nuk do ishin marrë këto patenta”, shkruan Peka/Tema

Ora 20:11
Klevis Balliu: Sorosi s’mund ta shpallë dot Sali Berishën “non grata”, ai ka bërë historinë

Klevis Balliu thotë se nuk mund të shpallet ”non grata” historia dhe për të Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit. Balliu thekson se Berisha është roja i çështjes kombëtare dhe denoncuesi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeveritarëve të sotëm.

“Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit;

E sjelljes së demokracisë.

E antarësimit të vendit në NATO.

E liberalizimit të vizave dhe e orintimit Euroatlantik të politikës shqiptare.

Ai është mbrojtësi i Kosovës dhe vlerësuesi më i lartë i Demokracisë Amerikane.

Sali Berisha është roja i çështjes kombëtare dhe denoncuesi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeveritarëve të sotëm.

Lobingu Sorosis nuk ja arrin dhe kurrë nuk do tja arrijë të bindë njeri në Shqipëri për të kundërtën”.

Ora 20:02
U shpall 'non grata' nga SHBA, Nard Ndoka: Berisha do mbetet gjithmonë Burrë Shteti

1541797732_nardui.jpg

Kreu PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar lidhur me lajmin se SHBA e ka shpallur “non-grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Nard Ndoka ka shkruar vetëm një fjali duke i dalë në mbrojtje Berishës.

“Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!”, shkruan ai në Facebook.

Ora 19:52
U shpall 'non grata' në SHBA, Tritan Shehu: Sali Berisha, miku më pro-amerikan që kam njohur

Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Shehu shkruan se Berisha është miku më pro-amerikan që ai ka njohur. Ai shton se Berisha ka kontribuar gjatë periudhës 30-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, teksa krahas shkrimit ka vendosur foto të hershme të ish-kryeministrit.

"Gjate gjithe periudhes 30 vjecare te demokracise ne vendin tone, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udheheqesi me pro amerikan dhe pro perendimor qe kam njohur, kane qene e do te jene thelbesore dhe te padiskutueshme.

Ky vizion properendimor i tij na ka qartesuar ne perpjekjet tona per integrim, shoqeri te lire, drejtesi e mireqenie.

Dhe do te jete e vlefshme deri ne arritjen e aspirates sone "e duam Shqiperine si gjithe Europa" shkruan Shehu.

Ora 19:41
Berisha ‘non grata’, Basha mbron ish-kryeministrin: Vendimi i DASH pa asnjë bazë konkrete, të bëhet transparenca e plotë! SHBA aleat i jonë strategjik

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të DASH për të futur ish-kryeministrin Sali Berisha në listën e zezë.

Basha ka mbështetur qëndrimin e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një reagim më herët, theksonte se vendimi është marrë pa asnjë bazë konkrete, ndërkohë që bën thirrje që të bëhet transparencë e plotë mbi çdo fakt e dokument.

Duke shprehur keqardhjen për vendimin, Basha thekson se Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që i ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit. Basha po ashtu nënvizon se ky vendim nuk cënon marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i PD shton më tej, se konsideron SHBA-në aleat strategjik të rëndësishëm për Shqipërinë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Basha e përmbyll shkrimin duke theksuar se Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

‘U njoha me keqardhje me vendimin e Sekretarit të Shtetit për ish Presidentin dhe ish kryeministrin  Sali Berisha. Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim. 

 Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.

 Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për fat të keq, ndryshe ka ndodhur në këto 8 vite, ku për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian.

Vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë, dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si prioritet absolut kombëtar.

Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.’- shkruan Basha.

Ora 19:33
Këshilltari i Bashës kundër vendimit të DASH: Berisha ka ndihmuar SHBA dhe është mik i tyre! Non grata të shpallej autokrati i korruptuar Rama

Këshilltari i Lulzim Bashës, Martin Henze, ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur Sali Berishën si person të padëshiruar. Henze thotë se SHBA duhet të shpallte “non grata” Edi Ramën pasi sipas tij ka manipuluar zgjedhjet. Ai e cilëson Berishën si mik të amerikanëve që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pyetja është pse tani kjo, pikërisht në një kohë kur manipulimet masive nga autokrati po ekspozohen, dhe një mik i mirë i SHBA-së, i cili ka ndihmuar SHBA-në në shumë mënyra, po dëmtohet. Në Shqipëri ekziston një qeveri kleptokratike, socialiste Edi Rama, i cili ka vendosur të bëjë jofunksional shtetin e së drejtës, që organizon një nga drejtuesit më të korruptuar, në të gjithë botën, politikisht përgjegjës për rritjen e trafikut të drogës, dhe manipulimin e zgjedhjeve”, shkruan Henze.

Postimi i Martin Henze
Ora 19:33
Berisha në ‘listën e zezë’, Patozi: Sot është në ditën e tij më të zezë! Basha dhe çdo politikan tjetër i PD duhet të reagojë

1597072535_ASTRITPATOZI.jpg

Ish-numri i dy i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se Sali Berisha sot është në ditën e tij më të keqe. Patozi shkruan se i takon Lulzim Bashës dhe çdo politikani në Partinë Demokratike që të reagojë dhe të shprehet, cilido qoftë qëndrimi i tyre.

‘Mbase mund të kemi sërish një vendim unanim për ta kundërshtuar atë, njësoj si ai që u mor për djegien e mandateve, por mund të ketë edhe befasi. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë nga ato që mund të kalojnë pa qëndrim të fortë politik.’- shkruan më tej Patozi.

Postimi i plotë: NJË LEXIM I FTOHTË PËR DËNIMIN E SALI BERISHËS

Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një divorc përfundimtar.

Ndaj sot mund të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar ose lexuar vendimin kundër tij të Departamentit të Shtetit. Sepse ai sot është në ditën e vet më të keqe dhe nuk do të ishte etike që t'ia shtojë mërzinë, qoftë edhe duke ia përmendur atë që i ka ndodhur.

Por unë mendoj se askujt prej nesh nuk i lejohet që të kthejë kokën nga ana tjetër, pavarësisht ndjesive të shkaktuara prej dënimit kapital të Sali Berishës, që mbërriti jo aq papritur sot nga Uashingtoni.

Në radhë të parë kjo i takon Lulzim Bashës, por edhe çdo politikani tjetër të rëndësishëm në Partinë Demokratike, të cilët e kanë detyrim të shumëfishtë për t'u shprehur. Cilidoqoftë qëndrimi i tyre, i cili nuk ka pse të paragjykohet, sepse duhet mirëkuptuar shkalla e vështirësisë.

Mbase mund të kemi sërish një vendim unanim për ta kundërshtuar atë, njësoj si ai që u mor për djegien e mandateve, por mund të ketë edhe befasi. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë nga ato që mund të kalojnë pa qëndrim të fortë politik. Natyrisht, dikush mund të zgjedhë të përgjigjet edhe si Tom Doshi, të cilit sa herë i përmendnin problemet që kishte me SHBA, tregonte fotot që ka bërë në Vatikan me Papën, por të gjithë e dimë se si u mbyll pastaj historia.

Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se shpallja non grata e Sali Berishës është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri.

Ndaj më duket, në rastin më mirë, naive dhe e nxitur kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.

Sepse Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot.

Ndaj edhe ky akt duhet konsideruar më shumë si një piketë e re e vendosur në rrugëtimin gjysëmdemokratik të shtetit shqiptar në këto tre dekada. Ndoshta një standart, ku të gjithë ata, që kanë pasur rol të rëndësishëm në vendimmarrje, duhet të ballafaqohen sot e tutje, nuk ka rëndësi në janë në pushtet apo në opozitë.

Ora 17:56
Selami kundër Berishës, falenderon SHBA që e futi në ‘listën e zezë’: Fillimi i fundit të korrupsionit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndalimin që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë ish-kryeministrit Sali Berisha, duke futur në ‘listën e zezë’.

Në një postim në Twitter, Selami shkruan se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë e të gjatë në Shqipëri.

“Fillimi i fundit te korrupsionit dhe pandëshkimit te larte dhe te gjate ne Shqipëri. Faleminderit USA,”- shkruan Selami.

Postimi i Selamit në Twitter
K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/05/2021 04:14

    Me ben pershtypje deklaratat apologjike pro-Berisha te aleateve te tij.Jo sikur i hoqen vizen,por sikur ka vdekur.Me beri pershtypje dhe deklarata e vete Berishes qe akuzonte Sororosin.Po me Sorosin c'pati? Harroi, qe ai eshte nje nga donatoret me te medhenj per zgjedhje per Demokratet ne U.S.A?

    Përgjigju
  • arjani: 20/05/2021 03:34

    Ik o kriminel..kush do te hetoje ty..plepistat.???????

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/05/2021 22:19

    Qeni bastard maloku salmut bershurra më në fund i erdhi dita për të dhën llogari për gjith krimet e vjedhjet e tij sëbashku me familjen e tij pise. Rroft USA Rroft Shqipria Shqiprin e presin dit shum të bukura por me pun me vullnet e me sakrifica populli Shqiptar do heci përpara.

    Përgjigju
  • Hasoni: 19/05/2021 21:57

    Të shpallësh 'Non Grata' për këto kriminelë deri në absurd, është shumë pak, shumë pak. Për këto vemje të ndyra, i gjithë Populli Shqiptar, po i gjithë Populli Shqiptar, DUHET të çohet e të rrethojë zonën ku jetojnë këta kriminelë, e ti kapin e ti linçojnë në pemën më të afërt, (më e mira do të ishte që ti digjnin të gjallë e hirin e tyre ta groposnin nën një gropë gjirizi), e më pas i gjithë vëndi ku kanë jetuar derrat e ndyrë, të dizifenktohet me klor e gëlqere të kloruar, (më e mira do të ishte që të shëmbëshin të gjitha e çdo gjë që kanë prekur duart e tyre të fëlliquara, (duart e qoftëlargut). Të shkatërrohen e të prishen ato ndërtesa e të ndërtohet atje një park apo lulishte... Sidoqoftë, Faleminderit USA për ndihmën që i jep popullit të shumëvuajtur Shqiptar, (por edhe të gjithë Botës), për demaskimin dhe eliminimin e këtyre super banditëve e super horrave e kriminelëve. Ju po e tregoni se akoma në Amerikë, sundon ligji, rregulli e drejtësia, që në fakt me thënë të drejtën, neve sikur e kishim humbur pak besimin për këtë. Megjithatë, edhe një herë "FALEMINDERIT USA"!

    Përgjigju
  • Tarrasi: 19/05/2021 21:40

    Merrni nje brisk se po vjen vera dhe shkoni erruaji nje çike se po i ben vape kari Skenderbeut✌️✌️✌️✌️✌️ Kush e shane Sali Rame Berishen ropt ku ti kete ne pidhe te motres vafshit atehere ju komunistat plera

    Përgjigju
  • durrsi: 19/05/2021 19:55

    iku sala iku sala ne burg do shkosh shkerllat kriminel vrases ptuuuu

    Përgjigju
  • Ardian: 19/05/2021 19:40

    Po ky berisha budalla eshte apo.... Ne 30 vjet nuk jam akuzuar thoteee. O berishke po Sadami apo kadafi kishin ndonje akuze. Err me thuaj pa akuza ishin tere jeten Fundin e di ti e di..... per nje nate mijra akuza. Ah berishke......

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 19/05/2021 19:21

    Plaku MERE e hengri, te futet ne burg ky qe i ka sjelle nje mije te zeza Shqiperise.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 19/05/2021 18:56

    Mos u merzit se edhe faktet do ti nxjerrin,por jo vetem per ty por edhe per lirin,edhe per shkelzenin edhe per argiten edhe per niper e mbesa te rraces tende te poshter serbe dhe do mblidheni te gjithe si familje ne Reç te Shkodres atje ku Romana Vlahutin ka caktuar qeline per ty o Sali serbi.Me kembe te mbare dhe inshalla sa me shpejt konfiskim pasurish se vetem aty te djeg ty ke leket qe i ke bere me gjakun e Shqiptareve.Amin

    Përgjigju
  • Toni: 19/05/2021 18:25

    Sali Varri. Sa më parë para drejtësis, për të zezat që i ke bërë Shqipëtarve dhe Shqipëris.

    Përgjigju
  • Populli: 19/05/2021 18:22

    Kush do të hetonte ty o plehrë?! ti ke vrarë dhe vret cdo njeri që të del kundër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?