Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndalimin që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë ish-kryeministrit Sali Berisha, duke futur në ‘listën e zezë’.
Në një postim në Twitter, Selami shkruan se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë e të gjatë në Shqipëri.
“Fillimi i fundit te korrupsionit dhe pandëshkimit te larte dhe te gjate ne Shqipëri. Faleminderit USA,”- shkruan Selami.
Postimi i Selamit në Twitter
Lajmi kryesor:
U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha bën 'fajtor' Sorosin: Në 30 vite s'jam akuzuar asnjëherë, bëni publike faktet! Basha i del në krah: Vendimi pa baza, të bëhet transparencë
M.Q./ReportTv.al