Kronikë

U shpall 'non grata' në SHBA, Tritan Shehu: Sali Berisha, miku më pro-amerikan që kam njohur

19 Maj 2021, 19:52| Përditesimi: 19 Maj 2021, 20:11

  • Share

Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Shehu shkruan se Berisha është miku më pro-amerikan që ai ka njohur. Ai shton se Berisha ka kontribuar gjatë periudhës 30-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, teksa krahas shkrimit ka vendosur foto të hershme të ish-kryeministrit.

"Gjate gjithe periudhes 30 vjecare te demokracise ne vendin tone, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udheheqesi me pro amerikan dhe pro perendimor qe kam njohur, kane qene e do te jene thelbesore dhe te padiskutueshme.

Ky vizion properendimor i tij na ka qartesuar ne perpjekjet tona per integrim, shoqeri te lire, drejtesi e mireqenie.

Dhe do te jete e vlefshme deri ne arritjen e aspirates sone "e duam Shqiperine si gjithe Europa" shkruan Shehu.


Lajmi kryesor:

U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha bën 'fajtor' Sorosin: Në 30 vite s'jam akuzuar asnjëherë, bëni publike faktet! Basha i del në krah: Vendimi pa baza, të bëhet transparencë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?