Politikë

Berisha 'Non Grata', Boçi: Dhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës

19 Maj 2021, 21:17| Përditesimi: 19 Maj 2021, 21:18

  • Share

1608634919_boci.jpeg

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e zezë të SHBA-ve. Në një koment në rrjetet sociale, Boçi ka paralelizuar këtë situatë, duke dhënë shembullin e Krishtit.

“Dhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës, pa e ditur se po e ngrinin drejt përjetësisë.

Ata që e dënuan ishin mëkëmbës të Perandorisë së kohës.

Ata folën po ashtu në emër të ligjit dhe bashkëpunuan me farisenjtë vendas.

Ajo që humbi historikisht ishte Perandoria.

Ata që fituan përkohësisht dhe fërkuan duart për momentin ishin farisenjtë,” shkruan Boçi.


Lajmi kryesor:

U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha bën 'fajtor' Sorosin: Në 30 vite s'jam akuzuar asnjëherë, bëni publike faktet! Basha i del në krah: Vendimi pa baza, të bëhet transparencë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?