Berisha mbledh deputetët e tij besnik, merr në mbrojte Fredi Belerin: Po e mban Rama peng

1 Shtator 2023, 10:30| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 12:20

  • Share

Sali Berisha ka mbledhur sot deputetët e tij e besnikë pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Të pranishëm në mbledhje ishin 18 deputetë.

Në fjalën e tij Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, për të cilin tha se po e mbahet si i burgosur politik.

'U përpoq të zëvendësonte Lajçkaun e Eskobarin dhe të dilte tani ky si ndërmjetësuesi ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Edhe drafti përfundoi në koshin e humorit, talljes, përçmimit që meritonte. Edi Rama është turpi i Shqipërisë, i shqiptarëve. Çdo ditë që kalon është një mbulim turpi për ne. Është i vetmi Kryeministër në rajon që refuzohet nga dy Kryeministra të vendeve fqinj, në mënyrën më të merituar. Ai nuk ka më një minutë të qetë në shpirtin e tij, sepse është zbërthyer tërësisht lidhja me krimin. Nuk u prit në Athinë, sepse samiti ishte për një deklaratë historike, që përbën dokumentin legal të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Ky shkelmon vlerat evropiane, mban në burg Fredi Belerin, si të burgosur politik, që të skadojë afati 90 ditor dhe të mos betohet. Të besosh nacionalizmin e Edi Ramës është si të besosh turpin.'- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Të hënën nis Kuvendi, Berisha kërkon ‘strehim’ te Bardhi: S’ka negociata me Bashën e Alibeajn! Kreu i grupit të PD gati për takim me deputetët besnikë të ish-kryeministrit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?