Të hënën nis Kuvendi, Berisha kërkon ‘strehim’ te Bardhi: S’ka negociata me Bashën e Alibeajn! Kreu i grupit të PD gati për takim me deputetët besnikë të ish-kryeministrit

1 Shtator 2023, 17:14| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 19:05

  • Share

Të shtunën e 2 shtatorit, Lulzim Basha thërret Kuvendin Kombëtar, ku përveç prekjes së Statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë kreun e grupit parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.

Me marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike këtë fund korriku, Sali Berishës i ka mbetur vetëm selia e ish-Shqupit dhe disa deputetë të përjashtuar nga grupi pasi sulmuan godinën ku sot mblidhen, por dhe mbështetës që ende janë zyrtarisht në Kuvend pjesë e grupit parlamentar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

Për të shkuar në sesionin e ri parlamentar, jo më me statusin e një deputeti të pavarur, dhe për ta bërë ligjore atë që brenda realitetit të “Rithemelimit” të panjohur me vendim gjykate, e quan në çdo njoftim publik “grup parlamentar”, Sali Berisha e ka një skenar.

“Grupi im i deputetëve ka vendosur në mënyrë unanime për të qenë bashkë me grupin tjetër të deputetëve që drejton Bardhi”, tha Berisha.

Paradoksalja e kësaj është se Berisha, i vetëshpallur ‘kryetar’ i demokratëve, kërkon bashkim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike zyrtare që drejton Basha.

Por, kreu i Rithemelimit nuk di të thotë nëse bashkë me deputetët e tjerë të tij, Gazment Bardhi do të pranojë në grup edhe vetë Berishën, të përjashtuar me bekimin ndërkombëtar nga Lulzim Basha.

I pyetur për bashkimin me deputetët e Sali Berishës, vetë Bardhi u mjaftua me vetëm këtë përgjigje:

“Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale. Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë”- shprehet Bardhi.

Për t’u dëgjuar mes tyre, është hedhur ideja e një takimi të përbashkët të deputetëve të Berishës me grupin Bardhi, që i bashkoi lufta ndaj Lulzim Bashës.

Por përse i duhet Berishës kjo lëvizja? E gjitha duket një betejë shifrash me Lulzim Bashën?

“Të krijojmë një grup të madh, ne nuk bëjmë negociatë me Lul pengun”, tha Berisha.

Ora 12:19
Berisha: Po bëjmë negociata me grupin e Gazment Bardhit që të arrijmë bashkim masiv

Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat ka bërë me dije se deputët e tij do të kërkojnë negociata me grupin e Gazment Bardhit për të arritur një bashkim masiv.

'E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi. Kjo pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët, dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë, në përputhje me interesat e PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve.

Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Edi Ramës. Çdo propozim që vjen nga ata që vendosin të punojnë mbi baza realiste për pajtimin dhe bashkimin, konsiderohet me seriozitet. Çdo propozim vlerësohet dhe konsiderohet me seriozitet të madh. Se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltas një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara. Por pozitivja është se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ai është pengu i Edi Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin, janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik, etj.
Pengu përfaqëson mjeranin, njeriun më të mjerë.'- tha Berisha.

Ora 10:30
Berisha mbledh deputetët e tij besnik, merr në mbrojte Fredi Belerin: Po e mban Rama peng

Sali Berisha ka mbledhur sot deputetët e tij e besnikë pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Të pranishëm në mbledhje ishin 18 deputetë.

Në fjalën e tij Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, për të cilin tha se po e mbahet si i burgosur politik.

'U përpoq të zëvendësonte Lajçkaun e Eskobarin dhe të dilte tani ky si ndërmjetësuesi ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Edhe drafti përfundoi në koshin e humorit, talljes, përçmimit që meritonte. Edi Rama është turpi i Shqipërisë, i shqiptarëve. Çdo ditë që kalon është një mbulim turpi për ne. Është i vetmi Kryeministër në rajon që refuzohet nga dy Kryeministra të vendeve fqinj, në mënyrën më të merituar. Ai nuk ka më një minutë të qetë në shpirtin e tij, sepse është zbërthyer tërësisht lidhja me krimin. Nuk u prit në Athinë, sepse samiti ishte për një deklaratë historike, që përbën dokumentin legal të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Ky shkelmon vlerat evropiane, mban në burg Fredi Belerin, si të burgosur politik, që të skadojë afati 90 ditor dhe të mos betohet. Të besosh nacionalizmin e Edi Ramës është si të besosh turpin.'- tha Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ziko: 02/09/2023 09:36

    E Gazmenta, te paska vajt mendja per kollodok maloku, se kta te jugut i thyve ne mes.

    Përgjigju
  • Turi: 02/09/2023 06:01

    O Saleh shtrembaluku, te zonte barku 24 ore ne dite

    Përgjigju
  • Iris: 02/09/2023 02:33

    Bardhi po pret kush do t'i beje oferten me te mire,Basha,apo Berisha.Kur rruga ju pastrua ne fillim nga Berisha,Basha e Alibeaj,shpresoi se mund t'a benin kryetar.Kur Basha u rikthye,shpresat e tij u venitet,tani i ka mbetur vetem te jete violine e dyte,por po pret per oferten me te mire.Sa per Berishen,ai do te kerkoje te kaper si dredhez pas te pares gje qe i del perpara per te mbijetuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?