Politikë

Berisha në mbledhjen e grupit: Do dërgojmë në Kushtetuese Diellën dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit! Miratohen edhe kryetarët e 4 komisioneve të opozitës

16 Shtator, 14:36| Përditesimi: 16 Shtator, 15:12

  • Share

Opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentin Bajram Begaj për ministrin virtual Diella, si dhe vendimin e sotëm të Parlamentit të miratuar vetëm nga shumica për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat, Berisha akuzoi Presidentin Begaj për dekretin e tij.

"Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të presidentit të Republikës i cili dekreton ministër virtual, inekzistent duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Dhe e bën si një skllav i Edi Ramës, që është i implikuar gjer në palcë në vjedhjen dhe shpërdorimin e pronave të ushtrisë dhe detyrohet të firmosë çdo gjë që i çon Edi Rama. Akt i pashembullt. Imagjinoni ju, e bëri zhurmën, por zhurma po i kthehet në bumerang se, Edi Rama për të mbuluar se po krijon kabinetin e votës së rrëmbyer, të farsës elektorale, nxorri Diellën. Por Diella po i bëhet sterr dhe do i bëhet. Duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese, njerëz të papërgjegjshëm për detyrën. Të aftë të firmosin gjithçka. Nuk ndodh. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të kishte këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit".

Lidhur me këtë dekret të Diellës që nxiti debate publike, vetë Presidenca reagoi disa ditë më parë duke thënë që Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si Kryeministër, ku kishte edhe një nen që Rama ngarkohet me përgjegjësi për të ngritur Ministrinë Virtuale.

Gjithashtu, Sali Berisha tha se edhe vendimin e Parlamentit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit për riorganizimin e komisioneve parlamentare, do ta dërgojnë në Kushtetuese. Sipas tij është shkelur libri themeltar i shtetit, pasi pr/ligji u kalua me procedurë të përshpejtuar 1-ditore.

Sipas Kushtetutës, procedura e përshpejtuar përcakton minimalisht 7-ditë kohë për shqyrtim.

“Sikundër duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit. Kushtetuta dhe rregullorja parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të rregullores afatin 1-javor minimal. Dhe këta e bën me një afat 1-ditor”.

Duke qëndruar sërish te komisionet parlamentare sipas strukturës së re, grupi parlamentar demokrat miratoi edhe emrat të cilët do të drejtojnë 4 komisionet parlamentare të opozitës.

Ndërkohë, Sali Berisha foli edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke u shprehur në mbledhjen e grupit se vendi nuk i ka plotësuar standardet, por opozita e mbështet këtë proces.

Ora 14:49
Grupi i PD miraton emrat/ Zbulohen deputetët që do të drejtojnë komisionet parlamentare të opozitës

 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka miratuar emrat e deputetëve që do të drejtojnë komisionet parlamentare të opozitës.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, ka mësuar përmes burimeve brenda mbledhjes se janë miratuar emrat e Ina Zhupës, Jorida Tabakut, Bardh Spahisë dhe Luçiano Boçit.

Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 

Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Demokratët miratuan edhe nënkryetarët e tyre në komisionet e tjera parlamentare.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - nënkryetar Eno Bozo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - nënkryetar Oerd Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - nënkryetar Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - nënkryetar Bledi Himci
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - nënkryetar Xhelal Mziu
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - nënkryetar Albana Vokshi
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale - nënkryetar Ivi Kaso
Ora 14:44
Mbledhja e grupit të PD/ Berisha: Shqipëria nuk plotëson standardet për në BE, por ne e mbështesim procesin

 

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Shqipëria nuk plotëson kushtet dhe standardet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati tha se opozita e mbështet procesin e anëtarësimit, por sipas tij, Shqipëria nuk përmbush asnjë standard, përveç pozicionit gjeo-strategjik që ka.

Megjithatë, Berisha pranoi se momentalisht ka një qasje pozitive të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.

“Shqipëria nuk plotëson asnjë standard sepse në diktaturën autokratike të Edi Ramës, përdor institucionet për të shtypur pluralizimin. Nuk mund të plotësojë asnjë standard një vend i cili zhvillon farsë elektorale. Nuk mund të ketë asnjë standard një vend që është bërë epiqendër rajonale europiane dhe botërore e trafikut të drogërave të forta. Ne duke mbështetur procesin e integrimit, plotësisht këtë proces, deklarojmë se Shqipëria nuk plotëson asnjë standard në këtë proces deri sot përveç pozicionit gjeo-strategjik të saj, që e ka patur që kur është formuar bota dhe kësaj here i shtrohet në mirësi se të gjitha kohërat e kanë bërë atë pre të të gjitha perandorive. Kurse kësaj here është mirësi për shqiptarët, sepse BE e konsideron këtë vend si portën e Europës drejt Ballkanit. Mbështesim një proces të bazuar në standarde dhe kritere. Ky është qëndrimi ynë. Ne do luftojmë shumë për rikthimin e standardeve. Është një betejë e vështirë, betejë me të cilën natyrisht makineria dezinformuese e Diellës është e pakufijshme. Por ne do qëndrojmë për të vërtetën me besimin më të madh se ajo do triumfojë”, deklaroi Sali Berisha.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valvola: 16/09/2025 15:59

    Nese PD dhe opozita nuk fitojne 51% te votave te bashkive ne Zgjedhjet e parakohshme duhet te mendohet dorheqja e doktorrit per 2026 keshtu te vije ndoshta nje Zonje ne krye te PD dhe opozites , nese PD merr mbi 51% bashke me opoziten tregon qe ka vota por i duhet Pune me elektoratin , demokracia nuk dhurohet por fitohet nga populli , elektorati dhe votuesit

    Përgjigju
  • Altin: 16/09/2025 14:57

    Po Bejlerin dhe Dulen e ploteson pusu rrace tradhtari fekale. Poshte tradhetaret rrofte shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?