Berisha në Tepelenë: PD ka nevojë për bashkim! Të lëmë pas çdo zemërthyerje dhe të mobilizojmë energjitë për betejën kundër Ramës

27 Mars 2022, 11:32| Përditesimi: 27 Mars 2022, 12:05

  • Share

Pasi Gjykata i dha Grupit të Rithemelimit të drejtën për të drejtuar Partinë Demokratike, Sali Berisha vijon me takimet e 'Foltores' duke kërkuar bashkimin e demokratëve. Nga Tepelena ai tha se pikërisht bashkimi është ajo për të cilën PD ka nevojë sot, duke bërë thirrje që të lihen pas zemërthyrjet.

Ndryshe nga 'Foltoret' e mëparshme, në këtë të sotmen në Tepelenë, Berisha u përqendrua te sulmet ndaj qeverisë dhe jo më ndaj Lulzim Bashës, ku tha se energjitë e të gjithë demokratëve duhet të përqendrohen pikërisht në këtë betejë.

"Sot PD ka nevojë për bashkimin e saj, që çdo anëtar e mbështetës të lërë mënjanë çdo zemërthyerje dhe të bashkojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, atë me regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Vendi ndodhet në një situatë të vështirë. Lufta në Ukrainë ka krijuar ndryshime të pamohueshme në treg, por në Shqipëri janë bërë më të zeza se kudo. Pse ne çdo situatë e vështirë na bëhet shumë herë më e rëndë? Pandemia e COVID në Shqipëri i mori jetën mbi 20 mijë qytetarëve dhe qeveria thotë 3 mijë", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Alibeaj më tha ' jep dorëheqjen se PD s' fiton me një Non Grata'! I kujtova '97, edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim! Iki vetëm nëse humb zgjedhjet! Koha të protestojmë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?