Berisha: Alibeaj më tha ' jep dorëheqjen se PD s' fiton me një Non Grata'! I kujtova '97, edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim! Iki vetëm nëse humb zgjedhjet! Koha të protestojmë

27 Mars 2022, 11:46| Përditesimi: 27 Mars 2022, 14:22

  • Share

Për të gjithë ata që i kërkojnë të largohet nga PD sepse nuk mund ta çojë partinë drejt fitores një i shpallur 'Non Grata', Berisha i është përgjigjur duke i kujtuar vitin 1997 "kur edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim".

Kështu deklaroi ai gjatë takimit me mbështetësit në Teplenë, ku tha se të njëjtën përgjigje i kishte dhënë edhe Enkelejd Alibejat gjatë takimit që patën në selinë blu, si përpjekje për të arritur në një marrëveshje për bashkimin e PD.

"Unë takova palën që mendon ndryshe , por duhet të jemi të hapur. Në dialogun që pata me Alibeajn më tha po por me ty non grata nuk fiton PD dhe duhet të japësh dorëheqjen. I them shiko se edhe në 1997 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që fituam. Erdhi 2005 dhe demokratë ja dolën të ndryshojnë Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj", tha Berisha.

Ai i bëri thirrje demokratëve të bashkohen, si një nevojë urgjente për PD në situatën në të cilën ndodhet. Sipas Berishës, selia po hapet për të gjithë demokratët, për të cilët shtoi se duhet t'i përqendrojnë energjitë për të luftuar 'regjimin e Ramës'.

"Ish-kryetari i PD dha dorëheqjen për zhvillimet nga 9 shtatori deri më sot. Unë ju them se asnjë demokrat aspo demokrate që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin, nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit, pasi ai nuk pyeti njeri, nuk pyeti institucion apo statut. Askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë dhe as të bëhet bashkëpunëtorë në këtë. Dje po hiqeshin dyert, a mund ta imagjinoni? Selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë e përbashkët aty është, ndaj ju ftoj të vini. Fryma e pajtimit ekziston edhe në bazë e në qendër, por ekziston edhe ndonjë problem i vogël", u shpreh ish-kryeministri.

Ai u shpreh i bindur se do ta mposhtë Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme, por shtoi se do të dorëhiqet në rast humbje në zgjedhjet lokale apo të përgjithshme. Edhe në këtë Foltore, Berisha foli me tone të zbutura ndaj Lulzim Bashës, ku tha se do t'i kishte dhënë dorën nëse ai do të kishte qenë në zyrë ditën kur Grupi i Rithemelimit u takua në selinë e PD me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin. Berisha paralajmëroi protesta, ku i ftoi demokratët të bashkohen 'për të mbushur sheshet'.

"Ne nuk kemi të përjashtuar, po të ishte në atë zyrë, do i kisha dhënë dorën edhe Lulzim Bashës. Nuk përjashtojmë ne, por unë jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Ju ftoj të bashkohemi e të fitojmë këtë betejë dhe të mbushim sheshet kundër këtij regjimi", u shpreh ai.

Gjykata e Tiranës regjistroi dy ditë më parë ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Teksa të dyja palët, si Grupi i Rithemelimit edhe PD bëjnë thirrje për bashkim, duket se nuk është kaq e thjeshtë gjetja e gjuhës së përbashkët. Në një kohë kur Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se ata nuk mund të pranojnë që partia të drejtohet nga një person 'Non Grata'.

Ora 12:24
Demokrati i 'zjarrtë' i Berishës në Tepelenë: Më kanë vdekur vëllezërit në internim, aman merre ti njëherë PD pa të shkoj dhe unë me ta

 

Militantët e Berishës nuk hezitojnë ta tregojnë 'adhurimin' ndaj tij edhe me deklarata nga më të ndryshmet. Njëri prej tyre sot në Tepelenë madje tha se ishte gati të vdiste vetëm që Berisha të merrte edhe njëherë drejtimin e PD

"Kam qenë i përndjekur  politik, 5 vëllezër të dënuar me burg, vëllai më ka vdekur në psikiatrinë e Elbasanit, një tjetër në spitalin e Vlorës. E dua demokracinë, aman merre njëherë ti PD, pa të vdes dhe unë bashkë me ta, me mamanë e babanë", tha ai.

Ora 12:16
'Si do e mposhtësh Ramën kur SHBA nuk të do?', Berisha: Në 1998 kam patur botën kundër dhe sërish kemi fituar

 

I pyetur nga një demokratë nëse mund të mposhtë Edi Ramën dhe të sjellë sërish PD në pushtet edhe pse ka kundër SHBA, Berisha tha se edhe në vitin 1998 ka patur kundër botën, por sërish fitoi. 

"Me Sali Berishën në krye, PD shkon absolutisht drejt fitores. Në 1998 më vjen keq që më detyron ta them, por kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Në 1998 qenë kundër, por fitova sepse besova te e drejta, nuk kam asnjë fuqi të veçantë unë. Kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Nëse nuk fitoj, e respektoj. E zëmë se fitova, por nëse në zgjedhjet lokale humbas, do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, largohem dhe jap dorëheqjen", tha ai.

Ora 11:32
Berisha në Tepelenë: PD ka nevojë për bashkim! Të lëmë pas çdo zemërthyerje dhe të mobilizojmë energjitë për betejën kundër Ramës

Pasi Gjykata i dha Grupit të Rithemelimit të drejtën për të drejtuar Partinë Demokratike, Sali Berisha vijon me takimet e 'Foltores' duke kërkuar bashkimin e demokratëve. Nga Tepelena ai tha se pikërisht bashkimi është ajo për të cilën PD ka nevojë sot, duke bërë thirrje që të lihen pas zemërthyrjet.

Ndryshe nga 'Foltoret' e mëparshme, në këtë të sotmen në Tepelenë, Berisha u përqendrua te sulmet ndaj qeverisë dhe jo më ndaj Lulzim Bashës, ku tha se energjitë e të gjithë demokratëve duhet të përqendrohen pikërisht në këtë betejë.

"Sot PD ka nevojë për bashkimin e saj, që çdo anëtar e mbështetës të lërë mënjanë çdo zemërthyerje dhe të bashkojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, atë me regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Vendi ndodhet në një situatë të vështirë. Lufta në Ukrainë ka krijuar ndryshime të pamohueshme në treg, por në Shqipëri janë bërë më të zeza se kudo. Pse ne çdo situatë e vështirë na bëhet shumë herë më e rëndë? Pandemia e COVID në Shqipëri i mori jetën mbi 20 mijë qytetarëve dhe qeveria thotë 3 mijë", tha Berisha.

Komento

Komente

  • Iris: 28/03/2022 00:59

    L.O.L! Le t'i analizojme pak deklaratat e Berishes.Sigurisht qe dhe mund te fitosh,akoma ka ndonje fanatik te verber si Tritan Shehu,Sali Lusha,Flamur Noka,si ky tepelenasi qe eshte gati te vdese per ty,apo ata shkodranet, qe te bene <<krietar>> akoma pa karrige,akoma pa u zgjedhur dhe te lepinin foton.Eshte e vertete qe fitove ne 97',por nuk duhet te harrosh,qe atehere megjithese shqiptaret deshironin te qeroheshe bashke me Nanon nga politika,prape ishin ende gjysem esell ne lidhje me ty,sepse akoma ruanin entuziazmin e nderrimit te sistemeve dhe ju sapo kishit filluar te zvjerdheshit e t'ju dilte boja,akoma s'ti kishin pare ngjyrat e verteta,dhe pervec kesaj nuk kishe Ameriken e damken qe te vuri,ne mes.Se sa u ke dhene doren demokrateve per pajtim,e tregojne statistikat:Sa parti jane krijuar nga ata qe kane dale nga PD? Sa demokrate te tjere jane rikthyer ne PD nder vite?Sa kane mbetur ne PD nga dhjetoristet dhe grupi i themelimit?Berisha dhe PD te kujton Enverin dhe themeluesit e PKSH,sa prej tyre mbijetuan?Kur flet per mbrojtje interesash,kam pershtypjen sikur flet per demokratet,por nenkupton vetem veten.Dhe cfare lojera fjalesh ben per fitore e humbje zgjedhjesh e doreheqje?!Nje gje eshte e qarte:ju asnjehere nuk keni dashur te hiqni dore as nga drejtimi i PD,as nga politika edhe kur u dorehoqet,e bete /de jure/,jo /de facto/.Ne fakt ju doni te vdisni ne krye te PD,si Xhaxhi dikur ne krye te PPSH.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 27/03/2022 14:15

    Me ty LEGEN Cubi i gjate rron sa huta e bardh. Ti legen ne shqiperi ske fituar as ne 1992 ta dha ramiz alia dhe( mire beri)ne 1996 I more vet sic deshe,ne 2005 ta dha fatos nano,ne 2009 ta dha kelyshi yt ilir leshi dhe ne 2013 ike perfundimisht per lesh bubi kurse tani qe mbaruan lojrat je totalisht i mbaruat,mir do ishe te te shikonim prapa hekurave do zoti. Sa per fitore si ne 97 edhe ne enderr sdo e shohesh, gjynah per demokratet e vertet qe do rrin deri ne vitin 2033 mbas bythes sate ne opozit,se persa I perket ature legenave qe te vijm pas jan ber si dhelpra pas boleve te dashit.

    Përgjigju
  • Endri: 27/03/2022 12:54

    Ty duhet te vihen prangat njer ore e me pare bashke ma ata shpifesirat fimijet e tu

    Përgjigju
  • leone: 27/03/2022 12:54

    Ja pra se cfare vemjesh jane gati te behen rrecke per te fshire kembet qe te shkele mbi ta e mbi ne kanceri i ketij vendi.Eshte pikerisht ky fakt si dhe te degjeneruarit gjyqtare si ky ish shoferi qe ky vend ndodhet ne kete gjendje dhe ben ligjin krimi ,korrupsioni e kriminelet e tipit Berisha.Dhe ketu luan pjesen e vet dhe SPAKU inegzistent i Krajes (shume e cuditeshme kjo,sepse do luftonte krimin e korrupsionin ne sferat e larta te politikes si puna e Llalles,por duke perjashtuar apo duke bere marreveshje me padrinon !).Turp!

    Përgjigju
  • Landi: 27/03/2022 12:36

    Po si ka mundesi ky popull ti veje nga mbrapa nje tradhtari i gjithe shqiptarve nje ajdut nje njeri qe vrau e shkateroj njezit e ti dhe prishi nje vende te tere po si e haroni o popull u veshi me te zeza po si haroni qe do te ruaj pasurin se nuk i dhibset as pd e as vendi keti dhe ilire metes .ndeshkoheni me vote ju demokrat te ndershem dhe i lini ne ruge ata kusar qe i vene nga mbrapa

    Përgjigju
  • rigu: 27/03/2022 12:22

    Sali non grata e ben Edi Ramen te perjetshem ne pushtet sepse populli di te dalloi te miren nga e keqia, vetem maloket shpellare nuk kuptojne.....

    Përgjigju
  • Refati: 27/03/2022 12:17

    Po si ka mundesi mor ca po behet ne ate vend, del nje qen dhe ju kujton shqiptareve me krenari 97. Ky qen qe e shkaterroi vendin e dogji vendin dhe endrrat e njerezve. Po si ka mundesi qe nuk reagon njeri, ndonje media. Turp e faqe e zeze. Po ju qelbesira bashke keni qene dhe bashke jeni te gjithe per ta vjedhur dhe rrjepur ate popull.

    Përgjigju
  • Ledi: 27/03/2022 12:01

    Sali efendi ju nuk keni fityar asnhehere zgj dhje ne jeto 30 vjet . Mbas 97 negjithe korrupsionin e qeveruse Nano ju humbet zgjedhhet e 2005 por tradhetia e Ilir Metes dhe Gjata ta dgane pushtetin . Ti ate pune ke me dhune se me vita populli ty nuk te voton kurre , megjithese se Rama nuk eshte engjell,por ja ka ndryshuar faqen vendit me vepra te mrekullueshme qe populli u fezon sot . Non grata do mbetesh per USA dhe sikur republikanet te vine ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?