'Si do e mposhtësh Ramën kur SHBA nuk të do?', Berisha: Në 1998 kam patur botën kundër dhe sërish kemi fituar

27 Mars 2022, 12:16| Përditesimi: 27 Mars 2022, 12:53

  • Share

 

I pyetur nga një demokratë nëse mund të mposhtë Edi Ramën dhe të sjellë sërish PD në pushtet edhe pse ka kundër SHBA, Berisha tha se edhe në vitin 1998 ka patur kundër botën, por sërish fitoi. 

"Me Sali Berishën në krye, PD shkon absolutisht drejt fitores. Në 1998 më vjen keq që më detyron ta them, por kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Në 1998 qenë kundër, por fitova sepse besova te e drejta, nuk kam asnjë fuqi të veçantë unë. Kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Nëse nuk fitoj, e respektoj. E zëmë se fitova, por nëse në zgjedhjet lokale humbas, do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, largohem dhe jap dorëheqjen", tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha: Alibeaj më tha ' jep dorëheqjen se PD s' fiton me një Non Grata'! I kujtova '97, edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim! Iki vetëm nëse humb zgjedhjet! Koha të protestojmë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?