Sali Berisha, kreu i PD-së

Politikë

Berisha nga Durrësi: 100 ditë për të kthyer shpresën, paga minimale do të jetë 500 euro, pensione 200 euro dhe çmime më të ulëta për energjinë e naftën

6 Maj, 21:25| Përditesimi: 6 Maj, 21:35

  • Share

1746559748_WhatsAppImage20250506at21.11.54.jpeg

Kreu i PD-së Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit, ka prezantuar një sërë premtimesh që, sipas tij, do të realizohen brenda 100 ditëve të para.

Berisha tha se do të ketë ndryshime të ndjeshme në ekonomi, paga, pensione, subvencione dhe ulje të të taksave.

"Çdo qytetar shqiptar do marrë minimumin jetik 200 euro. Çdo pensionist nuk do marrë pensionin jo më pak se 200 euro. Ja pse duhen 100 ditët. Çdo rrogëulët do marrë rrogë mbi 500 euro. Çdo qytetar shqiptar do ketë të rimbursuara 100 përqind nga shteti atë listë ilaçesh që kanë qytetarët e vendit mik, Italisë. Energjia do zbresë në 7 lekë për qytetarët. Nafta nuk do shitet kurrë më më shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë, ku është të paktën 40 përqind më lirë se në Shqipëri. Ndaj dhe jam këtu për të kërkuar 100 ditë në mënyrë që çdo biznesi t’ia ulim energjinë nga 18 në 6 lekë. Në mënyrë që çdo biznesi t’i ulim tatim fitimin nga 23 në 10 përqind. Të ulim TVSH-në në 15 përqind. Jam këtu për të kërkuar 100 ditë që të gjitha taksat e ndërtimit të pjesëtohen me 10 herë. Nuk do ketë më kurrë taksë për çmimin e shitjes, por do jetë 1 e 10 vetëm për preventivin. Nuk do ketë taksë sociale. Kjo do i bëjë çmimet të përballueshme. Miqtë e mi, prapë tek të rinjtë, një çati do garantojmë për çdo çift të ri.
Çdo çift i ri do ketë grantin 30 mijë euro për të blerë apartamentin me kredi dhe paguar interesat e kredisë. Çdo i ri do subvencionohet për qiranë që paguhet. Pra, në 100 ditë ne krijojmë një mundësi të re për shqiptarët. Çdo fermer do subvencionohet pesë herë më shumë se sot, aq sa subvencionohen fermerët në Kosovë dhe Maqedoni."-tha Berisha. 

 


Lajmi kryesor:

Berisha në takimin përmbyllës në Durrës: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën do përfundojë në koshin e historisë


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?