Politikë

VIDEO/ Berisha mbledh fare pak njerëz në Fier: Ne jemi shumica, Rama dhe Lubi Balluku pakica! Bëjnë fushatë alla Zegjineja apo Zeqirie, si quhet kjo?

3 Maj, 19:37| Përditesimi: 3 Maj, 23:08

  • Share

FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal në takimin e radhës për fushatën parlamentare të 11 majit në qarkun e Fierit. Krah Gazment Bardhit, drejtuesit politik të këtij qarku, Berisha mblodhi vetëm dhjetëra qytetarë në takim, por Berisha thotë se PD është shumica. Pavarësisht pjesëmarrjes, Berisha sulmoi Ramën dhe drejtuesen e tij politike për këtë qark, duke thënë se kryesocialisti dhe Lubi Balluku janë pakica.

Një koment e ka edhe për kandidaten socialiste Zegjine Caushi, e cila njihet për videot që i dedikon Gazment Bardhit. 

“Ne jemi sot shumica e shqiptarëve. E di kush janë pakicë sot? Pakicë janë: Edi Rama, Lubi Balluku që plaçkisin, grabisin. Ju, pensionistët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo. Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim.

Padiskutim që, ju jeni me ne. Se, të lesh të sëmurët në spital Onkologjik, pa ilaçe dhe të lash makinën, siç bën Lubia me 10 mijë euro në muaj është krim kundër njerëzimit. Dhe asnjë fierak apo fierake, asnjë shqiptare dhe shqiptar i ndershëm, nuk mund të jenë me ata që kryejnë krime kundër njerëzimit, krime kundër shqiptarëve”, tha Berisha.

Si zakonisht, Berisha prodhoi disa gafa. Fillimisht Berisha ngatërroi statusin e minatorit me atë të naftëtarit. Më tej Berisha tha se pensionin minimal do t’a vendoste 100 euro, në vend se të thoshte 200 euro. Nga ana tjetër Berisha ka folur nga Fieri dhe për ekonominë duke thënë se në interesin e partisë së tij është që të zgjerojë biznesi. Përtej kësaj në fund Berisha ka përmendur dhe këngëtarin e njohur Noizy që këndon këngën e fushatës së PS-së. Berisha nga Fieri ka thënë se makina e Noizyt kushton sa 50 mijë pensione. 

Ora 20:35
U shfaq në fushatë me Ramën, Berisha sulmon Noizy-n në Fier: Lamborghini i tij kushton sa 50 mijë pensione

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Fier ka folur ditën e sotme në takimin përmbyllës në kuadër të fushatës elektorale. Berisha, për herë të parë, ka përmendur kandidaten e PS-së në listën e qarkut të Fierit, Zegjine Caushin, që është bërë virale për videon që poston për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet vallet e Lubi Balluku, piskamat e Zegjinesë dhe së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ai ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë. 

Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë 33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligi. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, deklaroi Berisha.

Ora 19:47
Berisha nga Fieri: Do të zgjerojmë biznesin për të rritur sa më shumë punësimet, tarifa e ujit do përgjysmohet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur ditën e sotme në Fier në kuadër të fushatës elektorale për 11 Majin. Berisha ka folur për politikat që partia e tij premton për ekonominë, duke thënë se qëllimi prioritar është të ndihmojë në zgjerimin e biznesit.

Miqtë e mi, 8 ditë kanë mbetur, ndaj dhe ne, duhet të trokasim tek çdo qytetar, tek çdo biznesmen i Fierit. Të garantojmë atij se, pavarësisht nga bindjet e tij, ne kemi vetëm një qëllim: suksesin e biznesit të tij. Kemi një qëllim: zgjerimin e biznesit të tij dhe punësimin e të tjerëve në biznes.

Në këtë kontekst, bizneset e vogla, në 100 ditët e para, do të paguajnë energjinë, pas 100 vitëve vetëm 6 lekë për kilovat. Hapësira publike do të jetë 5 herë më e lirë. Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Bashkitë nuk do të mund të vendosin kurrë, kurrë, taksa dhe tarifa më shumë se 1% të xhiros. Do të ketë kredi të buta për start-up-e dhe biznese të vogla. Bizneset e mëdha do të kenë një aleat të vërtetë tek qeveria e ardhshme. Tatim-fitimi më i ulët në Europë. TVSH-ja, 15%.

Ora 19:40
Bardhi thirrje votuesve të pavendosur: Mos votoni Ballukun, refuzojeni arrogancën e saj

 

Në takimin përmbyllës në Fier, Gazment Bardhi, drejtuesi i politik i PD pë qarkun Fier, i është drejtuar votuesve të pavendosur që të mos votojnë drejtuesen politike të Fierit, Belinda Balluku.

Në fjalën e tij, Bardhi theksoi se qytetarët duhet të refuzojnë arrogancën e pushtetit aktual dhe të mos bien pre e premtimeve boshe të figurave të importuara nga Tirana:

“Belinda Ballukun, që nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për hallet tuaja, sepse nëse do të kishte, do u kishte dhënë zgjidhje. Pas çdo buzëqeshje false fsheh miliona euro të vjedhura nga e ardhmja e fëmijëve të Fierit. Thirrja ime për ata votues që nuk e kanë ndarë mendjen: Refuzojeni arrogancën e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Refuzojeni zaptimin si bandë me njerëz të importuar nga Tirana në çdo qytet të qarkut të Fierit, që thjesht ju kërkojnë votën dhe do të ikin, siç kanë ardhur, pa asnjë ndjeshmëri për hallet dhe shqetësimet tuaja. Mos e vendosni partinë para familjes tuaj. Ne nuk kemi luksin të gabojmë, jemi të detyruar të mbajmë premtimet. Të sjellim pasuri dhe punë në çdo familje. Kemi nevojë për një qeveri njerëzore, jo banditë të veshur me pushtet që ju mashtrojnë, ju fyejnë dhe ju detyrojnë të ikni. Partia nuk ia ndjen për ju. Ka sjellë Belinda Ballukun, që nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për hallet tuaja, sepse nëse do të kishte, do u kishte dhënë zgjidhje. Partia ka sjellë dikë që, pas çdo buzëqeshje false, fsheh miliona euro të vjedhura nga e ardhmja e fëmijëve të Fierit.”-tha Berisha. 

Ora 19:26
VIDEOLAJM/ Sali Berisha takim elektoral në Fier, mbledh vetëm dhjetëra qytetarë

Sali Berisha vijoi sot takimet elektorale në Fier, qark të cilin ia ka besuar për drejtim Gazment Bardhit.

Por, pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme për kreun e PD, i cili siç shihet në këto pamje ka arritur të mbledhë dhjetëra njerëz në takimin elektoral të radhës, ku nuk i munguan as gafat.

 

H.K/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdosh: 03/05/2025 20:45

    Sipas simulimeve te modeleve matematikore bazuar ne data analytics, machine learning and AI, nqs zgjedhjet behen sot, PS ne Fier ,ne funksion to votave qe do shkojne per partite e vogla dhe te reja, votat qe nuk kthehen ne mandate, PS do te marri 9 mandate me probabilitet 95% (dmth te garantuara), 10 mandate me probabilitet 60% dhe 11 mandate me probabilitet 20%. Keto rezultate, jane te djeshmet. Pamjet e mitingashit Berisha ne Fier ne nje fare menyre konfirmojne keto te dhena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?