Politikë

Berisha nga Gjirokastra: Tërmeti Peci ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij! Rama beson se me batuta do mbulojë vjedhjet! Popullsia është shpopulluar

24 Prill, 20:56| Përditesimi: 24 Prill, 22:12

  • Share

Nga qyteti i Gjirokastrës, ku prezantoi kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar kryesocialistin Edi Rama.

Berisha tha se Rama përpiqet që të mbulojë vjedhjet që ka bërë me batutat që bënë gjatë fjalimeve të tij.

'Ky njeri beson se me batuta do të mund të mbulojë vjedhjet dhe largimin e të rinjve nga vendi, do të mbulojë vdekjen e të sëmurëve për ilaçe, ndaj edhe 11 maji është dita e nënave, motrave dhe vajzave që ti japin përgjigjen që ai meriton, për karrigen ai është i aftë të thotë çdo gjë dhe të bëjë çdo gjë’, tha ai.

Berisha tha se Ramës i kanë ardhur lajme për dosjen McGonigal dhe tani thotë çdo ditë ‘rroftë e qoftë Altin Dumani’.

'Rama thotë nuk ka një fakt për mua. Po a nuk je ti që i ke dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë por ta korruptuar kundër opozitës dhe këtë e fakton gjykata amerikane? Çfarë fakti do? A e keni vënë re miq, i kanë ardhur lajmet, dhe tani çdo ditë rroftë e qoftë Altin Dumani. U garantoj se edhe Nuredinit do i thurte poema në qoftë se ia kërkon Nuredini këtë gjë se do të shpëtojë nga dosja McGonigal. Gjeni fakte për mua, thotë se dardhat i kanë ngrënë të tjerët. Po ato 224 mijë metër katrorë të manastirit të Skutarisë dhe në Gjipe, kush i mori ato? Çfarë lidhje ke ti me to? Po ai kopshti 8 mijë metra në Surrel nga mbiu ai, apo ma bëri gruaja. Dhe tani po t’i thuash, ja tani ky më përmend edhe gruan. Po atë e ke thënë vetë ti', tha ai.

Berisha, ka hedhur akuza edhe ndaj ish-kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit. Berisha tha se ai u ka dhënë 60 milionë euro drejtorëve të tij të cilat nëse do të ishin investuar në këtë qytet, ai do të ishte transformuar.

'Ne ishim, do dalim përsëri. Asnjë vend nuk ka pasuritë e Shqipërisë. Ato duhet t’i gëzojnë qytetarët shqiptarë. Këto pasuri duhet të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët shqiptarë. Cili është dallimi i këtij programi me aktualin? Edhe tani, buxheti, u mburr, i rrahu gjoksin Edi Rama, 8 miliardë. 8 miliardë të marra të gjitha nga taksat tuaja. Edhe tani pasuritë ja ku janë. Po çfarë ndodh me to? I ndan një grup i vogël njerëzish, i ndajnë qeveritarët. Mund të rrish net të tëra t’i rikujtosh, por çdo ditë, çdo orë del një skandal. E morët vesh ju, Tërmeti, 60 milionë euro drejtorëve të vet. 5D e Tiranës. A e dini mor miq çfarë janë 60 milionë euro? U garantoj se po të ishin investuar 60 milionë euro në Gjirokastër, do kishin transformuar në shumë aspekte këtë rreth. Vidhen. Po me kë i ndan Tërmeti? Po Tërmeti natyrisht i ndan me Edi Ramën', tha ai.

Kreu i PD tha se qeveria u ka vjedhur shqiptarëve paratë e taksave të tyre. Ai tha se kjo e ka bërë vendin që të zhytet në mjerim.

‘Sot fshati ka një pension 120 euro dhe ndihma ekonomike është qesharake, a është kjo Gjirokastra madhështor, jo, a është kjo Shqipëria madhështore jo. Në shkollat e Gjirokastrës janë reduktuar nxënësit, kur ka klasa me dy nxënës dhe klasa pa nxënës. Çfarë po ndodh a nuk po zvogëlohemi ne në mënyrë të tmerrshme. Nuk ka një komb që në 10 vite sipas statistikave, të ketë humbur mbi 1 milionë shqiptarë, jo. Ne kemi përcaktuar minimumin jetik, çdo shqiptar 200 euro, çdo pensionistë 200 euro, të gjithë jetimët, studentët me bursë 200 euro.

Secili nga ju mund të thotë ku do të gjenden këto para, këto janë që të gjitha. Atë buxhet morali dhe ligji të detyron që paratë t’ja kthesh atyre që ja ke marr dhe ai buxhet përbëhet nga taksat tuaja. Në 2013 pensioni ishte 143 mijë lekë në mal të zi 138 mijë lekë sot mal i zi e ka 450 mijë lekë, po pse sepse kryeministri i atij vendi dhe vende të tjera zbaton parimin në cdo buxhet paratë rroga dhe pensione kurse kjo qeveri nxori teorin se fondi i pensioneve aq është. Këta i vjedhin paratë dhe në ato miliarda që kanë vjedhur në vepra publike që si kanë ndërtuar janë paratë e pensioneve tuaja dhe të rrogave tuaja dhe kjo merr fund.

Ai tha se nëse PD vjen në pushtet do të mbështes, pensionsitët, të sëmurët dhe të papunët.

'Ne do bëjmë gjithçka që qytetari të ketë shërbimin shëndetësor që meriton. Do bëjmë çdo gjë që ju ilaçet të mos u mungojnë. Dhe të keni ilaçe të të njëjtit standard që ka Greqia, që ka Italia. Qëndrojmë përsëri tek ata që janë më në nevojë. Karta e konsumatorit, rrogëulëtit dhe nuk do ketë rrogë më të ulët se 500 euro, pensionistët, të papunët do të marrin kartën e konsumatorit me të cilën do blejnë 20 përqind më lirë se të tjerët. Ato para do u kthehen në vit dhe janë rreth 450 euro. Pra a nuk është ky një çlirim nga varfëria ekstreme e këtyre qytetarëve? Shoqëria bëhet më e drejtë. Ilaçet, lista e republikës italiane do jetë lista që do firmoset muajin e parë të qeverisë së ardhshme. Pra, në këtë mënyrë ne ndahemi nga mjerimi, nga varfëria e skajshme', tha ai.

Ora 21:21
Berisha: Paga e mësuesve minimalisht 1500 euro, objektivi ynë kryesor, s’do ketë mesatare për të rinjtë në universitet

 

Kreu i PD Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, në qytetin e Gjirokastrës, u ndal edhe tek arsimi.

Ai tha se paga e mësuesve minimalisht 1500 euro do të jetë objektiv i PD.

‘Ne do rivendosim arsimin si kusht që të rinjtë shqiptarë të shkollohen në shkolla të mira. Respekti ynë, i të gjithë këtyre qytetarëve për mësuesit dhe mësueset është i pakufishëm. U garantoj se vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij minimalisht me 1500 euro, do jetë objektiv që do mbahet si kusht për të ngritur arsimin. U garantoj ju se brenda 4 viteve, nuk do ketë klasë në Shqipëri me më shumë se 25 nxënës. Nuk do ketë turne. Po vij nga Saranda, shkollat me dy turne. Kudo. Nuk ka sepse arsimi dhe shëndetësia, rrugët u bënë objekte të vjedhjeve më të papërmbajtura. Ndaj dhe vetëm duke rivendosur arsimin në piedestalin e vet, Shqipëria, Gjirokastra do ecin në rrugën e madhështisë. Të rinjtë, nuk do ketë mesatare për në universitet', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tony: 24/04/2025 22:51

    E hapi thesin ky po kush te beson ti mo aman..

    Përgjigju
  • fuat: 24/04/2025 21:53

    Vetëm gomerët i besojnë Sali non gratës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?