Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar bonus të ri për bebet deri në moshën 1-vjeçare.
Berisha u shpreh se për fëmijën e parë do të jepet bonus 60 euro çdo muaj për 1 vit, ndërsa për fëmijën e dytë bonus 70 euro.
'Një zonjë e re në Krujë më tha: çfarë do bëni ju për fëmijët Doktor, se unë këtu kam dy fëmijë, nuk ka kopsht, ka gjithsej vetëm dy kopshte në Krujë. Pra, familje që detyrohen të përcjellin anëtarët e vet jashtë shtetit se nuk ka punë, nuk kanë ushqim, nuk u mjaftojnë të ardhurat. Familje që konstatojnë se shkollat po degradojnë dhe se niveli i dijeve të fëmijëve të tyre në vend që të rritet, vetëm bie. Kjo është e vërteta. Familje që pakësohën, pakësohen dhe vetëm pakësohen. Unë isha dje në Korçë. Cilat ishin shifrat për Ersekën? Erseka ka qenë 27 mijë banorë në vitin 2013. Erseka ka mbetur me 7 mijë banorë. Një largim masiv. Dhe këta 7 mijë, e kuptoni vetë, po t’u bësh mesataren e moshës, del moshë tejet e thyer. Erseka ka pasur vetëm një lindje në vitin 2023, qyteti. Dhe asnjë fjalë nuk thuhet për këtë. Ne kemi vendosur një politikë demografike shumë të fortë. Ne do japim bonus për fëmijën e parë 70 euro. Bonus për fëmijën e dytë, 60 euro. Për fëmijën e tretë do jenë nga lindja gjer në 23 vjeç, të gjitha shpenzimet e shtetit. Po kështu fëmijën e katërt. Pra, do përpiqemi të trajtojmë me seriozitetin më të madh problemet e krijuara të familjes'-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha me gratë në Tiranë: Rama na kopjoi programin, pensionin 200 euro e propozuam ne dhe ai nuk e votoi! Falim çdo gjobë prej 1992 (VIDEO)
H.K/I.M/ReportTv.al
