TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me gratë në Tiranë, ku morën pjesë edhe disa nga kandidatet për deputetë të koalicionit opozitar. Nga aty, Berisha vijoi me akuzat për kryesocialistin Edi Rama, për të cilin thotë se i ka vjedhur programin opozitës.
Ai përmendi premtimin për pensionin 200 euro, për të cilin tha se PD e kishte dorëzuar në Kuvend një vit e gjysmë më parë, por Rama e kishte refuzuar. Sipas tij, kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar dështimet e qeverisë.
Nga ana tjetër, Berisha tha se Ramës i duket vetja sikur ka zbritur nga Marsi dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për 12 vite qeverisje.
"Pastaj kthehet dhe kopjon programin. Ju e patë, një ditë të bukur tha unë do vendos pensionin 200 euro. Po ne kishim dorëzuar ligjin një vit e gjysmë më para pikërisht për këtë, për minimumin jetik 200 euro. Ai nuk e votoi, kur unë e ftova që hajde të mblidhemi urgjent dhe ta votojmë në parlament, ai e spostoi në vitin 2030. Tani ai kalon tek pjesa tjetër e programit, falja e gjobave. Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë. Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite."-tha Rama
Sipas Berishës, kryesocialisti Rama është i shkëputur nga realiteti dhe kërkon ta kthejë situatën si një Big Brother për të shkëputur vëmendjen e njerëzve.
"Ai fillimisht del para shqiptarëve sikur ka zbritur nga Marsi, sikur nuk ka qeverisur 12 vite, sikur nuk e di se ku është, nuk flet as për 12 vitet, as për 4 vitet që vijnë dhe paraqet një narrativë në të cilën kërkon të ngjasojë me një Big Brother apo diçka të tillë, duke presupozuar se njerëzit nuk kanë asnjë problem, asnjë hall. Se as aktualisht, as në të ardhmen ata nuk ekzistojnë. Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet jetike me të cilat ata përballen tek mashtrimet që ai kërkon të bëjë me tallavanë e tij."-tha Berisha.
Një koment e ka edhe narrativen që po përdor Rama gjatë fushatës.
'Thotë po të ikin burrat një muaj dhe po të ikin gratë një muaj do kemi avantazhe. Këto qenkan problemet e shqiptarëve sot? Këto kanë problem ata? Në rradhë të parë kanë mirqenien. Kanë problem sigurinë e fëmijëve.'-thotë Berisha.
Nga ana tjetër, Berisha theksoi se do të falë çdo gjobë të vendosur nga viti 1992 deri para 11 majit, për individët dhe bizneset.
Falim çdo gjobë, për çdo gjë, që nga viti 1992. Edhe për biznesin. Janë viktima të keqqeverisjes.
Paralel me atë që e quan Paketa e Dhembshurisë, Berisha premton falas edhe energjinë elektrike dhe heqjen e disa taksave.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar bonus të ri për bebet deri në moshën 1-vjeçare.
Berisha u shpreh se për fëmijën e parë do të jepet bonus 60 euro çdo muaj për 1 vit, ndërsa për fëmijën e dytë bonus 70 euro.
'Një zonjë e re në Krujë më tha: çfarë do bëni ju për fëmijët Doktor, se unë këtu kam dy fëmijë, nuk ka kopsht, ka gjithsej vetëm dy kopshte në Krujë. Pra, familje që detyrohen të përcjellin anëtarët e vet jashtë shtetit se nuk ka punë, nuk kanë ushqim, nuk u mjaftojnë të ardhurat. Familje që konstatojnë se shkollat po degradojnë dhe se niveli i dijeve të fëmijëve të tyre në vend që të rritet, vetëm bie. Kjo është e vërteta. Familje që pakësohën, pakësohen dhe vetëm pakësohen. Unë isha dje në Korçë. Cilat ishin shifrat për Ersekën? Erseka ka qenë 27 mijë banorë në vitin 2013. Erseka ka mbetur me 7 mijë banorë. Një largim masiv. Dhe këta 7 mijë, e kuptoni vetë, po t’u bësh mesataren e moshës, del moshë tejet e thyer. Erseka ka pasur vetëm një lindje në vitin 2023, qyteti. Dhe asnjë fjalë nuk thuhet për këtë. Ne kemi vendosur një politikë demografike shumë të fortë. Ne do japim bonus për fëmijën e parë 70 euro. Bonus për fëmijën e dytë, 60 euro. Për fëmijën e tretë do jenë nga lindja gjer në 23 vjeç, të gjitha shpenzimet e shtetit. Po kështu fëmijën e katërt. Pra, do përpiqemi të trajtojmë me seriozitetin më të madh problemet e krijuara të familjes'-tha Berisha.
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme kryesocialistin Rama, në një takim me gratë në Tiranë, duke thënë se sipas tij ai ka një shkëputje totale nga realiteti i qytetarëve.
Sipas tij, kryeministri përpiqet të shmangë përgjegjësinë për 12 vitet e qeverisjes dhe nuk ofron asnjë zgjidhje për të ardhmen.
Berisha tha se ai përdor spektaklin dhe banalitetin për të larguar vëmendjen nga hallet e vërteta të shqiptarëv, duke thënë se kërkon t'i ngjasojë Big Brotherit.
"Ai fillimisht del para shqiptarëve sikur ka zbritur nga Marsi, sikur nuk ka qeverisur 12 vite, sikur nuk e di se ku është, nuk flet as për 12 vitet, as për 4 vitet që vijnë dhe paraqet një narrativë në të cilën kërkon të ngjasojë me një Big Brother apo diçka të tillë, duke presupozuar se njerëzit nuk kanë asnjë problem, asnjë hall. Se as aktualisht, as në të ardhmen ata nuk ekzistojnë.
Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet jetike me të cilat ata përballen tek mashtrimet që ai kërkon të bëjë me tallavanë e tij."-tha Berisha.
Komente

Pse te falen gjobat, po qytetaret qe i paguajn nje me nje mos jan gje budallenj? Ksaj i thon vidh nga xhepi i nje qytetari dhe jepja tjetrit? Cfar eshte kjo, nje 7501 i dyt si me pronat?
Përgjigju