Politikë

Berisha: Rama sikur ka zbritur nga Marsi, na e paraqet qeverisjen si një Big Brother! Kërkon të zhvendos vëmendjen e qytetarëve

23 Prill, 11:53| Përditesimi: 23 Prill, 13:26

  • Share

 

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme kryesocialistin Rama, në një takim me gratë në Tiranë, duke thënë se sipas tij ai ka një shkëputje totale nga realiteti i qytetarëve.

Sipas tij, kryeministri përpiqet të shmangë përgjegjësinë për 12 vitet e qeverisjes dhe nuk ofron asnjë zgjidhje për të ardhmen.

Berisha tha se ai përdor spektaklin dhe banalitetin për të larguar vëmendjen nga hallet e vërteta të shqiptarëv, duke thënë se kërkon t'i ngjasojë Big Brotherit. 

"Ai fillimisht del para shqiptarëve sikur ka zbritur nga Marsi, sikur nuk ka qeverisur 12 vite, sikur nuk e di se ku është, nuk flet as për 12 vitet, as për 4 vitet që vijnë dhe paraqet një narrativë në të cilën kërkon të ngjasojë me një Big Brother apo diçka të tillë, duke presupozuar se njerëzit nuk kanë asnjë problem, asnjë hall. Se as aktualisht, as në të ardhmen ata nuk ekzistojnë.

Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet jetike me të cilat ata përballen tek mashtrimet që ai kërkon të bëjë me tallavanë e tij."-tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha me gratë në Tiranë: Rama na kopjoi programin, pensionin 200 euro e propozuam ne dhe ai nuk e votoi! Falim çdo gjobë prej 1992 (VIDEO)


H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?