Sali Berisha në një bashkëbisedim me studentë të mjekësisë, tha se Shqipëria nuk mund të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian me standarde të ulëta në shëndetësi, sipas tij me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën.
“Ne vendosëm që 100 ditët e para të kemi vendosur minimumin jetik, 6.3 euro në ditë, është i kalkuluar nga ILO dhe Avokati i Popullit. Kjo është vlera që quhet jashtë varfërisë ekstreme. Varfëri është, por jo ekstreme se ekstremja nuk të garanton as minimumin jetik. Dhe me këtë paketë prej 200 eurosh për çdo pensionist, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student me bursë, për çdo jetim, ne përjashtojmë varfërinë ekstreme nga Shqipëria.
Në vendet e BE nuk ka varfëri ekstreme sepse japin para dhe u garantojnë sipas nivelit një pagë për secilin qytetar U ndala këtu sepse ju e kuptoni më mirë se ç’do të thotë minimum jetik. Minimum për të jetuar.
Gjer këtu është rrokullisur vendi, kur 21 përqind e fëmijëve nuk marrin dot 3 vakte në ditë, do të thotë se sirenat e urisë bien në dhjetëra mijëra familje shqiptare. Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë.
Së pari, nuk ka udhëtim drejt Europës me standardet më të ulëta, me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën. Shqipëria, shteti nuk disponon një pet skaner, tre akseleratorët që u morën në vitin 2013, janë jashtë funksioni. Jo se nuk rregullohen, por se mafia, armikja më e egër e bluzave të bardha dhe e të sëmurëve, kjo mafie nuk i rregullon ato sepse do që shqiptarët të shkojnë të paguajnë tek privati.
U premtua shëndetësi falas. A e dini ju se INSTAT, që kontrollohet nga qeveria, njoftoi një javë më parë se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Që të gjitha bazë korrupsionin", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha me studentët e mjekësisë: Do anulojmë ligjin që iu detyron të punoni në Shqipëri pas studimeve! Universitet tjetër Mjekësie, dyfishojmë buxhetin e Shëndetësisë
SI.E./I.M/ReportTv.al
