Politikë

Berisha me studentët e mjekësisë: Do anulojmë ligjin që iu detyron të punoni në Shqipëri pas studimeve! Universitet tjetër Mjekësie, dyfishojmë buxhetin e Shëndetësisë

25 Prill, 11:41| Përditesimi: 25 Prill, 17:04

  • Share

Nga një takim me studentët të mjekësisë, kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha u premtoi atyre se nëse vjen në pushtet, gjëja e parë që do të bëjë do jetë anulimi i ligjit që i detyron të punojnë 3 vite në Shqipëri, ose në të kundërt duhet të paguajnë vetë studimet.

Berisha e quajti një ligj antidemokratik, duke thënë se nuk mund të pritet Strasburgu, por do ta anulojë që javën e parë nëse merr pushtetin.

“Ligji që miratoi qeveria është një ligj antidemokratik, antikushtetues dhe ai ligj do anulohet javën e parë në mbledhjen e parë të qeverisë. Nuk mund të ketë ligj që t’u detyrojë ju të riktheni aq e kaq apo të shkoni... ky është një diskriminim në themel që bëjnë vetëm njerëzit që u lejohet të bëjnë gjithçka pavarësisht nga Kushtetuta, nga ligjet, nga sistemi demokratik. Ai është një ligj i papranueshëm dhe ne e hedhim poshtë që në mbledhjen e parë të qeverisë. Nuk pritet as Strasburgu, as vendimi, ai është një ligj që Shqipëria duhet të ndahet prej tij”, tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e mjekësisë. Në fjalën e tij, Berisha tha se Shëndetësia mori goditjen më të rëndë në 4 vitet e fundit, duke thënë se eksodi i mjekëve u bë masiv.

“Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE. Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë.

Këtu jemi ne. Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht.

Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh. Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër. Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv”, tha Berisha.

Për Berishën, Shqipëria nuk mund të ketë rrugë drejt BE me këto standarde shëndetësore.

"Nuk ka udhëtim drejt Europës me standardet më të ulëta, me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën. Shqipëria, shteti nuk disponon një pet skaner, tre akseleratorët që u morën në vitin 2013, janë jashtë funksioni. Jo se nuk rregullohen, por se mafia, armikja më e egër e bluzave të bardha dhe e të sëmurëve, kjo mafie nuk i rregullon ato sepse do që shqiptarët të shkojnë të paguajnë tek privati", tha Berisha. 

Berisha premtoi dyfishim të buxhetit përsShëndetësinë dhe arsimin, si edhe hapjen e një fakulteti tjetër mjekësie. 

Ora 12:43
Berisha me studentët e mjekësisë: Do anulojmë ligjin që iu detyron të punoni 3 vite në Shqipëri, diskriminues

 

Kreu i PD, Sali Berisha në një bashkëbisedim me studentët e mjekësisë, deklaroi se do të anulojë ligjin që i detyron studentët të punojnë 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose do detyrohen të paguajnë vetë studimet. Berisha tha se ky është ligj diskriminues.

“Ligj antikushtetues, ai ligj do anulohet. S’mund të ketë ligj që tu detyrojë juve të riktheni. Ky është diskriminim në themel, që bëjnë vetëm njerëzit që besojnë se u lejohet të bëjnë çdo gjë pavarësisht nga kushtetuta e ligjet. Diskriminues dhe ne hedhim poshtë që në mbledhjen e parë të qeverisë, i kërkojmë Kuvendit anulimin e tij”, tha Berisha.

Ora 11:58
Berisha: Nuk ka rrugë drejt BE-së me standarde shëndetësore të 65 viteve më parë

 

Sali Berisha në një bashkëbisedim me studentë të mjekësisë, tha se Shqipëria nuk mund të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian me standarde të ulëta në shëndetësi, sipas tij me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën.

“Ne vendosëm që 100 ditët e para të kemi vendosur minimumin jetik, 6.3 euro në ditë, është i kalkuluar nga ILO dhe Avokati i Popullit. Kjo është vlera që quhet jashtë varfërisë ekstreme. Varfëri është, por jo ekstreme se ekstremja nuk të garanton as minimumin jetik. Dhe me këtë paketë prej 200 eurosh për çdo pensionist, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student me bursë, për çdo jetim, ne përjashtojmë varfërinë ekstreme nga Shqipëria.

Në vendet e BE nuk ka varfëri ekstreme sepse japin para dhe u garantojnë sipas nivelit një pagë për secilin qytetar U ndala këtu sepse ju e kuptoni më mirë se ç’do të thotë minimum jetik. Minimum për të jetuar.

Gjer këtu është rrokullisur vendi, kur 21 përqind e fëmijëve nuk marrin dot 3 vakte në ditë, do të thotë se sirenat e urisë bien në dhjetëra mijëra familje shqiptare. Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë.

Së pari, nuk ka udhëtim drejt Europës me standardet më të ulëta, me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën. Shqipëria, shteti nuk disponon një pet skaner, tre akseleratorët që u morën në vitin 2013, janë jashtë funksioni. Jo se nuk rregullohen, por se mafia, armikja më e egër e bluzave të bardha dhe e të sëmurëve, kjo mafie nuk i rregullon ato sepse do që shqiptarët të shkojnë të paguajnë tek privati.

U premtua shëndetësi falas. A e dini ju se INSTAT, që kontrollohet nga qeveria, njoftoi një javë më parë se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Që të gjitha bazë korrupsionin", tha Berisha. 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/04/2025 03:34

    Z.Berisha,zotrote i ke te 80-at e shpejt a vone do behesh klient i rregullt i spitaleve,por ama per vete do te zgjedhesh spitalin privat,por populli i thjeshte qe nuk ka luksin tend financiar, i duhet te zgjedhe ate shteterorin.Ku do t'i gjeje sherbimet e mjekun,kur ti kerkon te anullosh kontraten e shtetit per sherbim 3 vjecar ne Shqiperi? E di qe disa zona te thella vuajne mungesen e mjekeve edhe pse shteti ka vene kontraten ne funksion? Zotrote mund te zgjedhesh spitalin privat,mund te kurohesh dhe jashte,por ai shqiptari i varfer nuk i ka keto lukse,eshte me fat nese ka dhe nje mjek ne zonen e thelle ku jeton,kurse ti kerkon t'ja besh jeten edhe me te veshtire duke hequr kontraten e duke e stresuar dhe me shume nje sistem qe dhe keshtu eshte ne limitet e mundesive te tij e ka probleme pa fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?