Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka ndërprerë seancën e Kuvendit për shkak se ish-kryeministri Sali Berisha nuk largohej nga Foltorja.
Debatet nisën për shkak se deputetja Elda Hoti tha se do t’i linte radhën e saj të fjalës Sali Berishës, por Felaj tha se nuk lejohet pasi ajo është pjesë e një e ‘Aleancës për Ndryshim’.
Besnikët e Berishës, si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi kërkuan që t’i jepej fjala Berishës pasi sipas tyre rregullorja e lejon që të marrë radhën e një deputeti tjetër. Por. Felaj tha se kjo nuk është në rregullore dhe në Kuvend filluan debatet.
Berisha nuk u largua nga foltorja për t’ia lënë fjalën deputetit socialist Pandeli Majko dhe për këtë arsye Felaj ndërpreu seancën.
Felaj: Nuk mund ta këmbeni kohën vetëm me një deputet të grupit parlamentar.
Alibeaj: Hoti është pjesë e grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim.
Noka: Ti e ke aty njoftimin.
Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.
Bylykbashi: Rregullorja parashikon ndërrimin e fjalës së deputetëve me marrëveshje.
Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij.
Lajmi kryesor:
Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin
SI.E./r.k./ReportTv.al