VIDEO/ Berisha nuk largohet sërish nga foltorja e Kuvendit: Më lini edhe një minutë se kanë interes qytetarët

14 Korrik 2022, 14:56| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 15:43

  • Share

 

Sali Berisha është bërë sërish protagonist në Kuvend, duke kërkuar më shumë kohë për të folur. Ai nuk largohej sërish nga foltorja e Kuvendit ndonëse Ermonela Felaj i kërkoi të mbyllë fjalën pasi koha e tij mbaroi.

Pjesë nga debati:

Felaj: Ka mbaruar kohën tuaj

Berisha: Jo prit një minutë, se më ke marrë shumë kohë.

Felaj: Ka mbaruar koha juaj. Tani nuk po ndodh një shkelje ndaj jush

Berisha flet pa mikrofon: Më lini dhe një minutë, qytetarët kanë interes

Felaj: Ka mbaruar koha juaj. Nuk mund ta zini foltoren do më duhet të zbatoj rregulloren deri në masën më të rreptë. Ju lutem lironi foltoren.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?