Politikë

Tjetërsimi i votave të kandidatëve të PD? Berisha: S’bëjmë padi, Dumani i bën turshi në SPAK! Shqipëria toka e kokainës! Spirogjoka... (VIDEO)

9 Qershor, 12:50| Përditesimi: 9 Qershor, 15:01

  • Share

Standardin e kërkuar për zgjedhje të lira, Sali Berisha nuk ka ndërmend ta aplikojë, kur vjen puna te radhët e demokratëve. Sali Berisha paralajmëron se numëruesit e tij të cilët mund të kenë trafikuar votat preferenciale nga një kandidat te tjetri, do t’i amnistojë.

Kryedemokrati pohon se në çdo rast, për ta nuk do të bëhet padi.

“Tani, për sa u përket kallëzimeve penale të opozitës, ato janë bërë njëlloj përralle. Ato i fut turshi të gjitha Skapi i partisë. Ju e dini. Nuk merret Skapi me kallëzimet penale. Ata janë vetë krimi elektoral”, tha Berisha.

Këtë moment e shfrytëzon për të sulmuar Altin Dumanin, si pjesë e përgjegjësisë sipas Berishës për krimet elektorale.

“Altin Dumani udhëheq krimin elektoral në Skap bashkë me Edi Ramën”, vijoi ai.

Për ditë me radhë Partia Demokratike foli se kishte zbuluar të ashtuquajturin tren bullgar në Peqin, por verifikimet dhe të KQZ dëshmuan të kundërtën. I njëjti rezultat dhe me denoncimin për zhdukjen e 130 mijë fletëve të papërdorura. Hapja e të gjitha kutive të dyshuara, po ashtu dëshmoi se fletët nuk ishin aty.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku e pyeti mbi edhe kritikat e socialistëve që nga seanca parlamentare e quajtën të turpshme gjuhën e Berishës në Bruksel, nga ku tha se Shqipëria është kthyer në narkoshtet që vuri bandat në shërbim të qeverisë në zgjedhje.

Por këtu Berisha vazhdoi t’i qëndrojë versionit të tij.

“Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarët.Dhe ata dy janë eksponentë madhorë të krimit elektoral dhe joelektoral.”.

Ai shkoi përtej gjuhës dhe akuzave politike duke nxjerrë video denigruese ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali. Ai e lidhi kreun e Kuvendit me dosjen “metamorfoza”, duke i përsëritur edhe epitetin e mbiemrit.

“Tani kam unë këtu një video dhe më thoni ju, është kjo videoja më klasike e Metamorfozës apo jo? Ishte Spiropali, u bë Spirogjoka në fund”.

Berisha nuk bën asnjë hap pas nga nxirja e Shqipërisë brenda dhe jashtë Shqipërisë si një vend që drejtohet nga narkoshteti, ku bandat janë më të fuqishme se ligji. Shqipërinë e quan toka e kokainës, ndërsa tha se nuk i pranon kurrë zgjedhjet. "Shqipëria është free, është toka e kokainës. Këtu qeveria, shteti janë të zhytur në pluhur të bardhë”, vijoi ai. 

Ora 13:56
‘Kandidatët e PD thonin se Rama do fitojë zgjedhjet!” Berisha: I marr krejtësisht të pavlerë! Se ç'ka pëshpëritur njëri apo tjetri, është puna e tyre...!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, teksa këmbënguli sot në konferencë se zgjedhjet ishin një farsë elektorale që nuk do njihej, u pyet edhe për periudhën e fushatës elektorale.

Një nga gazetarët e pyeti që nëse ishte në dijeni për disa kandidatë të PD, të cilët në takime elektorale pohonin se Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare.

Berisha tha:

"Tani, unë këto i marr krejtësisht të pavlerë. Sali Berisha udhëhoqi fushatën më të bukur të jetës së tij dhe se çfarë mund të ketë pëshpëritur njëri apo tjetri, ajo është puna e tyre. Por secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte, ndonëse Sali Berisha kishte deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Dhe ata të cilët besojnë se Edi Rama mund të bënte zgjedhje të lira dhe se farsa elektorale mund të fitohet, ata nuk njohin ABC-në e procesit zgjedhor", u shpreh ai mes të tjerash.

Ora 13:01
Berisha sulmon Dumanin: SKAPI i partisë mbron krimin elektoral! 'Dredhon' për komisionerët që kanë devijuar votën brenda PD (VIDEO)

 

Dhe për ta përmbyllur konferencën e tij nga selia e PD-së, Sali Berisha u rikthye për të bërë komente përsëri ndaj drejtësisë dhe kreut të saj Altin Dumani, duke e quajtur bashkëpunëtor të qeverisë në krimin elektoral.

Por ai ‘dredhoi’ për fatin e komisionerëve demokratë nëse gjenden parregullsi gjatë rinumërimit të kutive të Tiranës, me devijim të votës së kandidatëve brenda partisë, duke u justifikuar se ky ishte ankimim i vetë kandidatëve të partisë.

“Bashkë me ndërkombëtarët kam mision kthimin e votës së lirë, është mision epik, historik. Ato i fut turshi SKAPI i partisë, Altin Dumani e udhëheq krimin elektoral bashkë me Edi Ramën, dhe madje e mbron. Do mbahet qëndrim ligjor, sigurisht që po, do mbahet. A do shkojnë apo jo në SKAP këtë nuk mund ta them sepse kjo është bërë sipas kërkesës së ankimimeve individuale të kandidatëve.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 09/06/2025 14:03

    Kur flet ne veten e trete, kupton delirin e ketij psikopati. Po thuaj une o avdall, se kur thua emrin tend na vjen te nxjerrim zorret.

    Përgjigju
  • Kasapi i Derrave Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 09/06/2025 13:31

    Ore si ka mundēsi qē ktē MUTIN e madh sali qen kriminel hajdut malok flliqēsira vazhdon e lef kundra Shqipris e ky çen lihet i lir. Futeni nē burg ktē Mut tē madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?