TIRANË- Pak orë para dorëzimit të listave për deputetë për 11 majit, në Partinë Demokratike nisën pakënaqësitë e para. ‘Koka e prerë’ nga Sali Berisha është deputeti demokrat Dashnor Sula, i njohur për mbështetjen e tij ndaj institucioneve të drejtësisë. Në një reagim të gjatë në rrjetin social ‘Facebook’, Sula bën me dije se është njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit dhe kjo sipas tij, për arsyen e vetme se është ‘SPAKIST'.
Edhe pas përjashtimit nga listat, Sula shprehet qartë se ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë SPAK e GJKKO, pasi po i bëjnë një shërbim të madh këtij vendi duke futur në burg njerëz me pushtet. E kështu, Sula ngre pyetjen nëse PD po lufton për një listë fituese apo listë për një përfitues?! Ndërkohë, që Berisha që është kryetari i PD është nën akuzë nga SPAK për aferën ‘Partizani’.
“Sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”. Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë", shkruan Sula.
Edhe pse Sula ishte më i votuari në Procesin e Primareve me 550 për qarkun e Elbasanit, Sula thotë se u përjashtua duke mos u zbatuar statuti i Partisë demokratike. Në fakt një skenar të tillë e kishte paralajmëruar edhe vetë Berisha, ku pas primareve u tall me demokratët duke thënë se rezultati i votave nuk do të ketë rëndësi në ‘kopsitjen’ e listës përfundimtare.
Ikën edhe Hysen Kadiu i cili rezultoi më i votuari në Procesin e Primareve në PD me 913 vota për Tiranën. Në një postim në Facebook thotë se nuk do kandidojë në listën e hapur të Tiranës, pasi ndryshe nga sa ishte rënë dakord me drejtuesit e PD, nuk e kanë futur në listën e mbyllur.
Reagimi i plote
Listë fituese apo listë për një përfitues?!
Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?! Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar.
Në 4 vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera. Instituti i Studjimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në Opozitë Bërje. Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike.
Kam takuar mijëra Shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, ti bind të kontribuojnë për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlerësojë. Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë.
Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend.
Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë.
Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë… ftoj të gjithë demokratët që për më shumë të më ndjekin sot në orën 21:00 në media.
Lajm ne perditesim....
Hysen Kadiu i cili rezultoi më i votuari në Procesin e Primareve në PD me 913 vota për Tiranën, tërhiqet nga gara. Në një postim në Facebook thotë se nuk do kandidojë në listën e hapur të Tiranës, pasi ndryshe nga sa ishte rënë dakord me drejtuesit e PD, nuk e kanë futur në listën e mbyllur.
Postimi i plotë
Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës.
Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.
Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.
Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik dhe gjithashtu për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se dinjiteti dhe fjala e mbajtur kanë qenë vlerat mbi të cilat e kam krijuar marrëdhënien shumëvjeçare me ta dhe parime mbi të cilat nuk do të shkel kurrë.
Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës.
Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi lënien e Dash Sulës jashtë listave dhe largimin e maqedonasve nga koalicioni. Berisha tha për gazetarët se listat nuk janë miratuar akoma dhe se Sula mund të ndërrojë mendje. Për largimin e Vasil Sterjovski të Aleancës së Maqedonasve, e quajti tradhti.
Berisha: Absolutisht jo. Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbaj një qëndrim, por kjo listë, këto mundësi kishte. Në listë të hapur nuk është përjashtuar, ai ka meritat e veta. Ai është njeri i respektuar.
A e zhbën procesin e primareve? Primaret janë një kriter themelor.
Pse më të votuarit nuk janë në listë? Janë, disa prej tyre. Të miratohet lista, nuk më shkon mua të nxjerr listën kur nuk është miratuar. Ai deklaron, por pastaj mund të ndryshojë mendimin.
Berisha: Saç është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”, tha Berisha.
Komente

IK O DASH ,,IK O LIMON I SHTYDHUR....
PërgjigjuE mer Dash,I joti ta fut.Te shtrydhi si limon I kallbur e pastaj tte flaku tej.Ik pirdhu Tani.
PërgjigjuMe liste personale nuk fitohet o Doktor
PërgjigjuNuk ka rendesi kush do jete ne liste, vetem Tritan Shehu duhet te jete deputet i sigurte, se mos o Zot mungesa e tij shkaterron dhe fik Shqiperine.
Përgjigju