Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar qeverinë që të rikthejë votën ose do bëjë cdo gjë që të ndalohet me ligj çdo forcë politike që nuk voton. Për këtë i referohet zgjedhjes së kryetarëve të degëve nga PS.
“E dini ju hemorragjinë e tmerrshme të trurit që keni krijuar këto vite me mijëra mjekë, pedagogë, psikologë, juristë të shkëlqyer të të gjitha fushave ikin sepse ju bëni një luftë amorale shtresës së mesme. E dini ju që për 9 vite në universitete publike të vendit në mënyrën më skandaloze ju ndaluat mbrojtjen e doktoratave. E dini ju që doktoratat janë një nga rrugët më dinjitoze të kërkimit shkencor. Ku e dini ju çfarë është shkenca. Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve?
Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Ju pret dalja jashtë ligjit. Çfarë eksperimenti bëtë me këtë? Si mund të jetë një parti? Apo se është e Edi Ramës? Unë ju kam kundërshtarë por do bëj gjithcka që cdo forcë politike, e cila nuk voton të dalë jashtë harkut kushtetues. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin
//ReportTv.al