Berisha paralajmëron Nikollën: Po vazhduat të lini Ramën të ofendojë deputetët do keni konflikte shumë serioze në parlament

22 Dhjetor 2022, 20:54| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 21:23

  • Share

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryetaren e kuvendit, Lindita Nikollën se nëse vazhdon të tolerojë Ramën të replikojë me deputetët e opozitës do të ketë pasoja shumë serioze në Kuvend. Duke marrë shkasë nga fjala e kryeministrit, Berisha është shprehur se nëse do të vazhdojë kjo sjellje nga kreu i qeverisë do vijojnë konflikte shumë serioze.

“Zonja kryetare, ju, po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Drejt konfliktit të pashmangshëm. Nëse këtu del kreu i juaj dhe në shkelje të çdo kodi e morali, shpërthen me një fjalor të padenjë ordineri. Të garantoj që parlamenti do ketë zhvillime të paparashikueshme. Ju, e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të opozitës. Unë e kuptoj se ai është brutal në mbledhjet e qeverisë, po këto janë brenda familjes tuaj. Kur shtihen në opozitë këto mund të bëhen shkak konfliktesh shumë serioze. Nëse do të drejtosh këtë parlament, duhet t’i japësh fund njeriut të që përdor këtë fjalor ndaj deputetëve dhe e shndërron këtë sallë në një tualet të gojës së tij.

Unë kam dorëzuar në parlament një ligj. Me të cilin u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale, gjatë ushtrimit të detyrës, kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesore të agjencive që kanë të bëjnë me fondet dhe pasuritë publike. Ju, në mënyre antikushtetues, e bllokoni ligjin, duke shkelur çdo rregull dhe se sillni në parlament siç e kërkon rregullorja. Pse se sillni? Se e dini që në atë ligj për të gjitha këto vjedhje, nuk do ketë më parashkrim. Nuk parashkruhet më vjedhja e 420 mln euro me firmën e Edi Ramës.”- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?