Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka ironizuar thirrjen e Berishës për protestë para parlamentit ditën e sotme në një kohë kur do të jetë edhe seanca plenare.
“Shqipëria ka ca tradita. Pas dështimit të protestës revolucion të ditës së shtunë, në Shqipëri në këto raste bëhen edhe të tretat. Sot janë të tretat. Nuk di pse duhet protestuar para kuvendit meqë revolucioni ia doli të shtunën dhe rrëzoi regjimin, tani do të rrëzojmë edhe Raishtagun”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Mocioni me debat për McGonigal, Balla: Do vendosim datën i pranishëm edhe Rama! Protesta e Berishës te Parlamenti? Sot ka të tretat e revolucionit
G.MO//ReportTv.al