Kreu i PD, Sali Berisha i vijoi akuzat për vjedhje zgjedhjesh edhe pasi doli nga Kuvendi në përfundim të seancës plenare. Ai e cilësoi parlamentin si “dyqan privat të partisë së krimit”, duke shtuar se qytetarët do të dëgjonin faktet dhe argumentet që sipas tij provojnë ‘krimin’ që ndodhi në zgjedhjet e 11 majit.
Sali Berisa foli për mediat edhe pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm pak minuta.
“Kësaj i thonë kur parlamenti shtrohet në një bodrum të mafias, nuk respekton asnjë rregull, as të rregullores, as kushtetutën dhe as ligjet, parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit dhe ishte një seancë ndër më të turpshmet, ku pas një farse elektorale të paprecedentë në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës dhe deputetëve për atë cfarë ndodhi më 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minutave.
Ja shihni...ikin. E thashë edhe në parlament, ishte më e drejtë që në parlament të vijnë boset e karteleve se këta se ata janë të vërtetë kurse këta thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë ajo që dua të garantoj shqiptarëve vendoshmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë. “
I pyetur për një aksion në shtator, ai tha:
“Do përcaktohet. Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme”.
Lajmi kryesor:
Berisha nga Kuvendi: 11 maji farsë, mobilizuat kartelet e drogës në Europë! Spiropali: Të perëndoi koha
Xh.D/ReportTv.al