Sali Berisha

Berisha për arsimin: Janë hequr mësues nga puna për një postim në Facebook!

16 Gusht 2022, 19:53| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 20:00

  • Share

1660672832_1660672755salibrisha.JPG

Në takimin me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar, Berisha tha se figura e mësuesit vitet e fundit është zhvlerësuar, dhe se ka pasur raste që një mësues është pushuar nga puna për një postim në Facebook. Berisha tha se mësuesit janë zëvendësuar me “militantë” të partisë në pushtet.

“Nga viti 2013 deri sot, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jemi dëshmitar të gjendjes reale të nxënësve tanë, gjendjes ekonomike, familjare të tyre dhe ka një thellim të tmerrshëm midis fshatit dhe qytetit. Kemi një zhvlerësim, një mospërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi, që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlera, në liri, në dinjitet, atdhetari me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat, në nënshtrimin. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesit. Qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre.Trajtimi i tyre material është i papranueshëm. Është i papranueshëm zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukim por militantizëm të një partie që siç e shihni, publikisht dhe haptas është larguar nga rregullat e lirisë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

'Mbyll një shkollë, hap një burg', Berisha akuza qeverisë për menaxhimin e edukimit: Mësuesit janë zëvëndësuar me militantë partiakë


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?