'Mbyll një shkollë, hap një burg', Berisha akuza qeverisë për menaxhimin e edukimit: Mësuesit janë zëvëndësuar me militantë partiakë

16 Gusht 2022, 19:27| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 20:21

  • Share

Sali Berisha u takua sot me profesionistë dhe punonjës në fushën e edukimit, ku shprehu shqetësimet e tij për gjendjen aktuale të edukimit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se shkollat në Shqipëri ndodhen në kushte të rënduara pa ngrohje e ujë, ndërsa theksoi se numri i nxënësve është ulur. Madje, Berisha solli aksiomën ‘Hap një shkollë, mbyll një burg’, duke thënë se aktualisht në Shqipëri ndodh e anasjellta.

“Është e papranueshme zëvendësimi i mësuesve me militantë partiakë, që përcjellin vetëm militantizëm të një partie. Nëse marrim infrastrukturën, ajo përsëri është në rrënim. Sot, 90% e shkollave në Shqipëri nuk kanë ngrohje, as ato në kryeqytet sepse kreu i Bashkisë shpenzon 10 milionë euro për të dezinformuar në media, për furça të pseudopersonalitetit të tij. 70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm, kushtet e kthejnë Shqipërinë shekuj mbrapa. Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla, është dyfishuar numri i policëve, është dy tre fishuar kriminaliteti, janë dy trefishuar burgjet. Aksioma e njohur hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu është shndërruar në mbyll një shkollë të hapësh një burg. Për Rithemelimin, edukimi është një proces themelor, procesi më serioz i PD-së nesër në pushtet”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha prej disa muajsh po kryen takime me intelektualë dhe profesionistë të fushave të ndryshme në Shqipëri, në kuadër të “fushatës” së Rithemelimit, “Shqipëria në rrezik”.

Ora 19:53
Berisha për arsimin: Janë hequr mësues nga puna për një postim në Facebook!

1660672832_1660672755salibrisha.JPG

Në takimin me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar, Berisha tha se figura e mësuesit vitet e fundit është zhvlerësuar, dhe se ka pasur raste që një mësues është pushuar nga puna për një postim në Facebook. Berisha tha se mësuesit janë zëvendësuar me “militantë” të partisë në pushtet.

“Nga viti 2013 deri sot, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jemi dëshmitar të gjendjes reale të nxënësve tanë, gjendjes ekonomike, familjare të tyre dhe ka një thellim të tmerrshëm midis fshatit dhe qytetit. Kemi një zhvlerësim, një mospërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi, që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlera, në liri, në dinjitet, atdhetari me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat, në nënshtrimin. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesit. Qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre.Trajtimi i tyre material është i papranueshëm. Është i papranueshëm zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukim por militantizëm të një partie që siç e shihni, publikisht dhe haptas është larguar nga rregullat e lirisë”, tha Berisha.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 17/08/2022 10:49

    Kur flet dhe ky qe na futi ne konferencen islamike Sipas ketij rama mbyll nje shkoll hap nje burg Kurse ti mbylle dhe dogje te gjitha uzinat dhe fabrikat dhe mbushe shqiperin me xhamia e kisha

    Përgjigju
  • Erik: 17/08/2022 10:45

    Ehh mor Sali kur flet edhe ti per arsim qe e kishe bere Drejtorine Arsimore te cdo rrethi si cete pushkatimi per te gjithe mesusesit qe nuk deklaroheshin pro teje. Shko vdis o kancer qe na ke mbire ne kete vend prej 32 vitesh e s'po shkulesh me asnje menyre. Kushedi ku do ishte Shqiperia po mos kishte nje barbar primitiv si ty qe shkaterrove cdo gje, por me kryesorja shkaterrove drejtesine dhe pasojat e saj i vuajme edhe sot.

    Përgjigju
  • kastriot: 17/08/2022 06:15

    vetem vrere te nxjerr goja pere vendin tende o plake matufe po harrove ato te tuat ti more

    Përgjigju
  • Iiiiiiii: 16/08/2022 23:41

    Eshte turp te flasesh ti per arsimin.Por e vertete po ashtu eshte qe kjo ministre deri tani ka lene ne ZVA te e qyteteve persona skandaloze.Drejtues shkollash te arsimit fillor ne Vlore.Shpresojme qe tani qe ka ikur Vilma Bello nga Vlora arsimi te ndrushoje sepse deri dje ajo e bente kuadrin e arsimit me mashat e saj.

    Përgjigju
  • Askushi: 16/08/2022 20:45

    TRAPI LALES PO SI NUK TE VIN TURP O PLEHR NE LAC KE DREJTORESH SHKOLLE QE ESHT GJOJA ME PS POR NE TE VERTET VIN NEPER FUSHATAT TUAJA ELEKTORALE LEZE RIKA DHE ME EMER NE KURBIN NDODH , MORE VESH VICIDOL DHE SPIUNE NE POLICI DHE ROSPIE DHE DREJTORESH SHKOLLE ME SHUM GRADA SI PUNA JOTE PLAKU MERE

    Përgjigju
  • miri: 16/08/2022 19:40

    po ik o berishe se ja fut kot shif ne ca gjendje e ke len ti shqiperin mir qe erdhi rama e po ben investime ta rregulloje se te ishte per ty kushedi ku do ishim

    Përgjigju
  • ermir: 16/08/2022 19:40

    qeveria ka punuar dhe e ka zhvilluar arsimin nuk e la copa copa sic e late ju kur ishit ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?